Bota

Reforma e re, Elon Musk: Do ketë pushime masive nga puna

Elon Musk i cili do të jetë një prej drejtuesve të Departamentit të ri të Efikasitetit të Qeverisë (Doge) së re të Donald Trump pritet të reformojë procesin e punësimit në administratën e presidentit të sapozgjedhur. Musk pritet që të këtë reformë ta shoqërojë me pushime masive nga puna.

Së bashku me sipërmarrësin tjetër, Vivek Ramaswamy, i cili ishte një nga rivalët e Trump për nominimin presidencial republikan pritet të çmontojnë burokracinë qeveritare, të shkurtojnë shpenzimet e panevojshme dhe të krijojnë një qasje sipërmarrëse ndaj qeverisë.

Shpenzimet qeveritare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mendohet të arrijnë në rreth 6.5 trilion dollarë në vit dhe përpjekjet e tyre mund të çojnë në humbje të konsiderueshme të vendeve të punës.

Muajin e kaluar, Musk u shpreh se sektori qeveritar ishte i mbipopulluar dhe se ata mund të ishin “më produktivë diku tjetër”.

Ne do të zvogëlojmë numrin e punonjësve që punojnë në sektorin shtetëror, por do t’u ofrojmë atyre pushime të gjata, duke i paguar për dy vjet. Shiko, thjesht shko bëj diçka tjetër dhe do të paguhesh për dy vjet. Pra, ke shumë kohë për të shkuar dhe të gjesh diçka tjetër. Çështja nuk është të jemi mizorë”, u shpreh Musk gjatë një eventi në Filadelfia.

Themeluesi i SpaceX dhe shefi ekzekutiv i Tesla do të drejtojë Departamentin e ri të Efikasitetit të Qeverisë (Doge), duke punuar me Vivek Ramaswamy.

Vitin e kaluar, ndërsa kandidoi për t’u nominuar për kandidat për zgjedhjet presidenciale, Ramasëamy tha se do të pushonte më shumë se 75% të fuqisë punëtore të qeverisë dhe do të mbyllte disa agjenci të mëdha.

Ndërkaq, Trump është duke lëvizur me shpejtësi për të formuar kabinetin e tij qeveritar teksa ka përzgjedhur si Sekretar të Mbrojtjes, veteranin e ushtrisë dhe prezantuesin e Fox News Pete Hegseth, zgjedhje befasuese kjo.

Më herët, Trump njoftoi emërimin në krye të CIA-s, aleatin e tij të ngushtë John Ratcliffe, një ish kongresmen i Teksasit dhe prokuror federal.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Statistikat e Milanit, Conceicao më keq se Fonseca

Katër fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Ky është bilanci i Sergio Conceiçaos në Serie…

14 hours ago

Gjermani- Makina futet në mes të turmës, 2 viktima dhe 25 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin perëndimor të Gjermanisë, Mannheim, ku një automjet ka…

14 hours ago

“Plan për armëpushim në Ukrainë” – Sipas Francës testohet Rusia, Britania mohon të ketë marrëveshje

Një ditë pasi liderët evropianë mbështetën Ukrainën në samitin e Londrës, që erdhi pas përplasjes…

14 hours ago

Prej dekadash në Gjermani, por të pashkëputur nga gjuha, kultura e tradita shqiptare

Në qytetin e Augsburgut, një nga rajonet e Gjermanisë, jetojnë mbi 300 mijë qytetarë, mes…

14 hours ago

100-vjetori i vrasjes së Luigj Gurakuqit, organizohet në Bari ceremonia përkujtimore

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore mbi Luigj Gurakuqin, 100 vjet pas…

14 hours ago

RENEA arreston 46-vjeçarin me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Një 46-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedentë për vrasje dhe në kërkim për…

15 hours ago

This website uses cookies.