Reforma në arsimin profesional – “Hamdi Bushati” është një nga shkollat e pilotuara për sistemin DUAL

Në kuadër të reformës së arsimit profesional në vend, këtë vit të ri shkollor ka nisur pilotimi i sistemit dual, i cili i mundëson të rinjve të përfshihen në një program profesional.
Një nga shkollat e pilotuara është “Hamdi Bushati” në Shkodër. Sistemi dual do të aplikohet për klasën e 12-të në drejtimin e Kuzhinës.
Ky sistem nuk cënon orët e teorisë profesionale për nxënësit e angazhuar.
Interesi në vitet e fundit për arsimin profesional është rritur ndjeshëm nga ana e të rinjve, pasi ofron integrim më të shpejtë me tregun e punës.