Categories: BotaLajme

“Reforma në drejtësi” e propozuar nga Mickoski nxit debat me ministrin në ikje

Hristijan Mickoski, i mandatuari për të formuar qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut, ka paralajmëruar një reformë në drejtësi, pasi “ka humbur kredibiliteti” në të.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, partia që fitoi zgjedhjet parlamentare muajin e kaluar, tha të enjten se do të shpërndaje Këshillin Gjyqësor dhe të Prokurorëve po të marrë ekzekutivin.

Ne morëm gjysmë milion vota dhe shpallëm front dhe luftë kundër krimit dhe korrupsionit. Një prej masave ishte ajo që publikisht e kemi folur,” tha z. Mickoski.

Këshilli Gjyqësor dhe i Prokurorëve janë trupa të sistemit maqedonas të drejtësisë, për të cilat ekspertët kanë bërë një sërë rekomandimesh, nga ngritja e nivelit të llogaridhënies te transparenca.

Përveçse akuzohen për politizim, Mickoski kritikoi edhe ministrin në ikje të Drejtësisë, Krenar Lloga, i cili është shprehur qartë kundër shpërbërjes së tyre.

Është fakt se tek kjo fitore e madhe e VMRO-DPMNE-së mungon vetëm Nikolla Gruevski, sepse të gjithë personat e tjerë janë e njëjta garniturë,” deklaroi ai në një emision televiziv. /AlsatShenja

RTSH Shkodra

Recent Posts

Parlamenti Evropian kërkon heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, përgatiti draft-raportin vjetor për situatën në Kosovë…

10 hours ago

PSV-Juve, Thiago Motta: Ndeshja më e rëndësishme e sezonit

Juventusi është gati të përballet me PSV-në me synimin për të mbrojtur epërsinë 2-1 nga…

11 hours ago

Real-City, Ancelotti: Të luajmë si në ndeshjen e parë

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në prag të ndeshjes së dytë të play-off-it të Ligës…

11 hours ago

City, Guardiola: 1% mundësi për të kaluar Realin? Kam gënjyer

"Stadiumi ka ndryshuar shumë, sepse isha mësuar shumë me atë të vjetrin. Nuk ndjeva asgjë…

11 hours ago

Abissnet Superiore në RTSH, FSHF zbulon axhendën e 5 javëve të ardhshme

Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar kalendarin e ndeshjeve për kampionatin “Abissnet Superiore”, nga…

11 hours ago

Bekim Balaj dhe 2 sezone kuqeblu / “Topi i Artë” i Superligës shqiptare nënshkruan me Vllazninë

Bekim Balaj do të jetë futbollist i Vllaznisë të paktën edhe për dy sezone të…

11 hours ago

This website uses cookies.