Categories: LajmePolitikë

Reforma Zgjedhore/ Alibeaj: Është reforma e shqiptarëve, duhet përmbushur e drejta e votës së emigrantëve

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, në një komunikim për mediat jashtë Kuvendit, tha se opozita do të vijojë të kërkojë të përfaqësohet në komisionin e Reformës Zgjedhore.

Ai akuzoi maxhorancës se po tenton të pengojë opozitën, ndërsa theksoi se Reforma Zgjedhore është e drejtë e shqiptarëve “jo e partive”.

Duhet që Komisioni i Reformës Zgjedhore ta mbushë të drejtën e shqiptarëve. Komisioni është thirrur para zgjedhjeve lokale. PD ka paraqitur setin e plotë të të gjitha ndryshimeve që duhej të ishin në Kodin Zgjedhor. Nuk ka dhënë zgjidhje. Reforma Zgjedhore është reforma e shqiptarëve jo e partive. Çështje të tilla si listat e hapura, votat e shqiptarëve jashtë Shqipërisë, votimi dhe numërimi elektronik në të gjithë vendin, janë thelbësore. PD ka të gatshëm të draftuar një Kod të ri Zgjedhor. Nuk është çështje numrash në Kuvend, maxhoranca e ka treguar që nuk do zgjedhje të lira”, tha Alibeaj.

Kujtojmë se opozita kërkoi ndryshimin e përbërjes së komisionit të Reformës zgjedhore, kërkesë që u refuzua.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti për sot- Kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

Gjatë ditës së sotme (4 mars) moti parashikohet i kthjellët dhe me vranësira të pakta…

3 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit- Shehi dhe Alibej zyrtarizojnë në KQZ koalicionin “Djathtas për Zhvillim”

Pak përpara përfundimit të afatit zyrtar për regjistrimin në KQZ të koalicioneve që do të…

3 hours ago

Berlin- Panairi i Turizmit, performon “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm”, fituese e Fest 63 në RTSH

“Shkodra Elektronike” fituese e Fest 63 në RTSH, që do të përfaqësojë Shqipërinë edhe në…

3 hours ago

Panairi Botëror i Turizmit, Rama: Po të doni të ndiheni si perëndi, ejani në Shqipëri!

Panairi më i madh global i turizmit, ITB, ngriti të hënën siparin, duke pasur Shqipërinë…

3 hours ago

SHBA përshëndet përpjekjet e udhëhequra nga Evropa për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Shtëpia e Bardhë ka mirëpritur një përpjekje të udhëhequr nga Evropa për t'i dhënë fund luftës në…

3 hours ago

Statistikat e Milanit, Conceicao më keq se Fonseca

Katër fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Ky është bilanci i Sergio Conceiçaos në Serie…

19 hours ago

This website uses cookies.