Reforma Zgjedhore, ambasada britanike: Nxisim dialogun, por nuk kemi ndërmjetësuar ndonjë marrëveshje politike

Ambasada britanike

Ambasada britanike

Ambasada britanike në Tiranë ka sqaruar se nuk ka ndërmjetësuar asnjë marrëveshje politike në lidhje me Reformën Zgjedhore. Në një postim në Facebook, ambasada shkruan se megjithatë, ata nxisin dialogun “reciprokisht respektues dhe konstruktiv”.

Ndërsa nuk kemi ndërmjetësuar ndonjë marrëveshje politike, ne vazhdojmë të nxisim dialogun reciprokisht respektues dhe konstruktiv në mirëbesim mes atyre që dëshirojnë ta përfaqësojnë popullin shqiptar. Kjo është në interesin kombëtar dhe gjithashtu vendimtare për besimin e partnerëve ndërkombëtarë dhe investimeve të huaja, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët“, shkruhet në postim.

Po ashtu, ambasada britanike shton se për një demokraci funksionale, nevojiten struktura që i mundësojnë qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre të hartojnë ligje që të detyrojnë qeverinë të japë llogari. Sipas ambasadës britanike, kjo përfshin zbatimin e plotë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet.

Po ashtu, ambasada shkruan se mirëpriti thirrjen e Presidentit Bajram Begaj për një parlament aktiv.

Ambasada britanike në Tiranë ka mbështetur gjithmonë aspiratat shqiptare për një parlament dhe demokraci funksionale. Kjo kërkon struktura që u mundësojnë qytetarëve dhe përfaqësuesve të tyre të zgjedhur të hartojnë ligje, ta detyrojnë qeverinë të japë llogari dhe të debatojnë mbi çështje të rëndësishme, për të pasqyruar interesat e qytetarëve. Kjo përfshin zbatimin e plotë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet.

Ne mirëpritën thirrjen e Shkëlqesisë së tij, Presidentit, ditën e djeshme për një parlament aktiv, i cili e mban përgjegjës ekzekutivin përmes kërkesës së vazhdueshme për transparencë dhe llogaridhënie dhe për ta zëvendësuar konfliktin politik me bashkëpunim konstruktiv. Ne u bëjmë thirrje të gjithë politikanëve ta dëgjojnë këtë mesazh”, shkruan ambasada britanike në postim në Facebook.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.