Categories: LajmePolitikë

Reforma Zgjedhore, ambasadori i BE: Duhet dialog konstruktiv dhe gjithëpërfshirës

Ambasadori i BE në Shqipëri, Silvio Gonzato ka kërkuar dialog “konstruktiv dhe gjithëpërfshirës” për Reformën Zgjedhore. Komentet Gonzato i bëri nga Gjirokastra, teksa tha se Reforma Zgjedhore është një temë që i përket të gjitha palëve, jo vetëm maxhorancës dhe opozitës.

Ai theksoi se për BE është shumë e rëndësishme që Shqipëria të ndjekë rekomandimet e OSBE-ODIHR.

Për ne është shumë e rëndësishme që Shqipëria të ndjekë rekomandimet e OSBE-ODIHR të cilat duhet të ndiqen dhe të merren në konsideratë nga ju, pasi kështu funksionon demokracia konstruktive, me dialog. Reforma Zgjedhore është një temë e cila i përket të gjitha palëve, jo vetëm pozitës apo opozitës. Për reformën zgjedhore besoj se është shumë e qartë, është e shkruar e zeza në të bardhë në raportin e vjetor të BE. Për një reformë elektorale/zgjedhore duhet një dialog konstruktiv dhe gjithëpërfshirës. Nuk besoj se mund të jem më i qartë se kaq”, u shpreh ai.

Ambasadori i BE ishte i pranishëm në Gjirokastër këtë të martë (16 janar) sëbashku me ministren Mirela Kumbaro, ku prezantuan projektin për trajtimin e mbetjeve të ngurta në qarqet Gjirokastër, Kukës dhe Vlorë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti për sot- Kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

Gjatë ditës së sotme (4 mars) moti parashikohet i kthjellët dhe me vranësira të pakta…

20 minutes ago

Zgjedhjet e 11 majit- Shehi dhe Alibej zyrtarizojnë në KQZ koalicionin “Djathtas për Zhvillim”

Pak përpara përfundimit të afatit zyrtar për regjistrimin në KQZ të koalicioneve që do të…

22 minutes ago

Berlin- Panairi i Turizmit, performon “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm”, fituese e Fest 63 në RTSH

“Shkodra Elektronike” fituese e Fest 63 në RTSH, që do të përfaqësojë Shqipërinë edhe në…

24 minutes ago

Panairi Botëror i Turizmit, Rama: Po të doni të ndiheni si perëndi, ejani në Shqipëri!

Panairi më i madh global i turizmit, ITB, ngriti të hënën siparin, duke pasur Shqipërinë…

26 minutes ago

SHBA përshëndet përpjekjet e udhëhequra nga Evropa për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Shtëpia e Bardhë ka mirëpritur një përpjekje të udhëhequr nga Evropa për t'i dhënë fund luftës në…

28 minutes ago

Statistikat e Milanit, Conceicao më keq se Fonseca

Katër fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Ky është bilanci i Sergio Conceiçaos në Serie…

16 hours ago

This website uses cookies.