Reforma Zgjedhore, Basha: Vlerësoj thirrjen e OSBE/ODIHR, t’i jepet fund lojërave politike
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vlerësuar thirrjen dhe qëndrimin e Misionit të OSBE/ODIHR në Tiranë për nevojën e menjëhershme të nisjes nga puna të Reformës Zgjedhore.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Basha u ka bërë thirrje palëve politike që t’u japin fund lojërave për interesa vetjake me qëllim bërjen e një Reforme Zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe në përputhje me pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë.
“Vlerësoj thirrjen dhe qëndrimin e OSBE/ODIHR për nevojën e menjëhershme të fillimit të punës për Reformën Zgjedhore. I bëj thirrje të gjitha palëve të ndalin lojërat politike për interesa vetjake dhe të nisim punën gjithpërfshirëse për t’u dhënë shqiptarëve një Reformë Zgjedhore në përputhje me pritshmëritë dhe aspiratat e tyre”, shkruan Basha.