Categories: LajmePolitikë

Reforma Zgjedhore, Bylykbashi: Duhet të kthehen koalicionet parazgjedhore

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi në një prononcim për mediat ka apeluar për nevojën e Reformës Zgjedhore duke deklaruar se, palët politike “duhet të rikthehen tek marrëveshja e  5 qershorit” për reformën zgjedhore.

Bylykbashi ka bërë publike propozimet e Rithemelimit në komisionin për Reformën Zgjedhore  si dhe i ka bërë thirrje  faktorëve politik që të rikthehen koalicionet parazgjedhore në  praktika ligjore e viteve 2003-2008.

Koalicioni me lista të hapur tha Bylykbashi ka prodhuar rotacionin politik, ndërsa u shpreh se PS aktualisht ka 5 mandate më shumë sesa i takojnë.

“Të japim listën e hapur të partive politike. Zgjedhësi të ketë të drejtën të zgjidhë cilën parti të votojë. Të gjithë të marrin vesh në mënyrë transparentë sa vota ka marrë secila parti e koalicionit dhe mbi bazën e këtyre votave partitë marrin mandate. Detyrimi kushtetues tashmë përcakton që votimi me listën e hapur përcakton edhe se kush nga kandidatët   e partisë së koalicionit merr mandatin” deklaroi ai.

Së dyti tha Bylykbashi, “koalicioni me listë të hapur ka prodhuar mundësinë që të marrim vesh jo vetëm kush janë partitë, por edhe të ketë rotacion politik. Sot kemi PS që ka të paktën 5 mandatë më shumë seç i takojnë me votën e saj, ndërkohë PL që i takonin 11 mandate ka vetëm 4 mandate. PSD me vetëm 30 mijë vota ka marrë 3 mandate. Kjo është e padrejtë është vjedhje dhe votë e pabarabartë. Sigurisht në kuadër të kësaj të trajtohet edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Prioriteti tjetër është rekomandimi i OSBE ODIHR”, tha deputeti i PD.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Bashkia Shkodër njofton bllokimin e disa rrugëve- Shkaku, punimet në zonën e Zdrales

Të nderuar qytetarë! Për shkak të punimeve që po kryhen në kuadër të projektit të…

13 hours ago

Ronaldo: Mbape s’di të luajë si sulmues qëndre!

Gjatë një interviste të dhënë për emisionin “El Chiringuito”, Kristiano Ronaldo ka  thënë se Kilian…

13 hours ago

Histori suksesi në Spitalin e Shkodrës, Koçiu: Ndërhyrje me procedurë të avancuar endovaskulare te 84-vjeçari

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka bërë të ditur sot se ekipi…

13 hours ago

Trajnimi i policisë për zgjedhjet e 11 majit, kreu i policisë, Proda takon ambasadorin e OSBE, Tarran

Trajnimi i policisë për zgjedhjet ka qenë në qendër të një takimi mes drejtorit të…

13 hours ago

Komisioni i Medies, seancë dëgjimore me anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH

Deputetet në Komisionin e Medies dëgjuan anëtarët e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar për…

13 hours ago

U bllokua në malin e Cukalit – Policia shpëton një shtetas

Mesditën e sotme, Komisariati i Policisë në Vaun e Dejës ka marrë një telefonatë nga…

13 hours ago

This website uses cookies.