Para nisjes së sesionit të ri parlamentar, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi u ka nisur një letër kryetarëve të partive parlamentare dhe Komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore mbi çështje të përgatitjes të zgjedhjeve dhe të Kodit Zgjedhor.
Celibashi sjellë në vëmendjen e krerëve të partive në vend një sërë çështjesh që ende nuk kanë gjetur zgjidhje, duke përmendur votën e emigrantëve, hersi, adresimi i rekomandimeve të OSBE për Reformën Zgjedhore, votimi elektronik, financimi i fushatave zgjedhore, caktimi i administratorëve në komisionet zgjedhor etj..
Në lidhje me votimin dhe numërimin elektronik, Celibashi kërkon një përgjigje brenda muajit shkurt të këtij viti nëse kërkesa e KQZ-së për zgjerimin edhe në qarqe për zgjedhjet e ardhshme mbështet nga partitë dhe nëse ekzistojnë fondet publike për realizimin e këtij votimi në zgjedhjet e ardhshme.
Në lidhje me votën e emigrantëve, Celibashi sjell në vëmendje faktin se votimi nga jashtë nuk do të mund të realizohet nëse Kuvendi nuk plotëson boshllëqet në Kodin Zgjedhor në lidhje me këtë votim dhe se për realizimin e tij nevojitet minimalisht 1 vit kohë.
Celibashi i kujton partive politike në vend se të gjitha ndryshimet e mundshme të legjislacionit zgjedhor dhe atij tjetër për zgjedhjet duhet të realizohen të paktën 1 vit para datës së zgjedhjeve të ardhshme.
Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore është në ngërç, për shkak të mospajtimeve mes opozitës dhe mazhorancës. Opozita kë kërkuar ndryshimin e përbërjes së komisionit, kërkesë që është refuzuar na mazhoranca, gjë që ka sjellë përplasje dhe tensione në Kuvend.
Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama tha se mazhoranca nuk do kërkojë konsensus “në komisionin bipartizan” në Kuvend për Reformën Zgjedhore, por do synojë të arrijë shumicën aritmetikë.
Shkresa e KQZ-së drejtuar kryetarëve të partive
Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…
“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…
Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…
Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…
Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…
This website uses cookies.