Reforma Zgjedhore dështoi në komisionin, PS dhe PD dorëzojnë draft-propozimet e tyre

Reforma Zgjedhore nuk u krye dot në Komisionin e Posaçëm Parlamentar, i cili në dy vite kreu vetëm 5 seanca dëgjimore me organizatat që merren me çështjet elektorale. Tashmë sytë do të drejtohen mbi Komisionin e Ligjeve, ku mbetet e paqartë nëse do të ketë dialog politik kur opozita ka një ngërç të madh, atë të përçarjes mes llojit.

Demokratet e Bashës nuk kanë humbur kohë dhe bënë publikisht këtë njoftim.

“Është depozituar projektligji nga PD që të futet në procedurë për votën e diasporës, listat e hapura, për Shqipërinë një zonë, për votimin dhe numërimin elektronik”, tha Alibeaj në Kuvend.

Socialistet gjithashtu nuk kanë humbur kohë, por kanë bërë gati propozimet e tyre për ndryshimin e ligjit të zgjedhjeve, një draft propozimesh që RTSH e publikoi pak kohë më parë.

Të majtët tonë se shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë Republikës së Shqipërisë dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese duhet të bëjnë regjistrimin e adresës së tyre të banimit jashtë kufijve të Shqipërisë dhe të mund të votojnë përmes postës dhe zarfi i tyre me fletën e votimit të mund të mbërrijnë në KQZ jo më vonë se dita e votimit.

Të vetmit që nuk kanë bërë asnjë propozim mbeten demokratët e Rithemelimit, të cilët disa ditë më parë kanë kërkuar thjesht reformë të plote zgjedhore.

“Shqipëria ka nevojë për garanci të plotë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ka nevojë për një reformë kuptimplotë” tha Gazmend Bardhi pas arritjes se marrëveshjes për komisionet hetimore.

Koha tanim2 ka nisur numërimin mbrapsht deri n2 zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe shansi i fundit për ndryshime ligjore nuk mund të shkojë përtej pranverës së këtij viti.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.