Reforma Zgjedhore, Gjiknuri dhe Alibeaj letër OSBE-së për ekspertë në fushën e zgjedhjeve

Gjiknuri dhe Alibeaj

Gjiknuri dhe Alibeaj

Dy bashkëkryetarët e komisionit parlamentar për Reformën Zgjedhore, përkatësisht, Damian Gjiknuri nga PS-ja dhe Enkeljd Alibeaj nga PD-ja, nëpërmjet një shkrese që mban firmën e të dyve, i kanë kërkuar OSBE-së që të japë ndihmën e saj në këtë proces, duke i bashkangjitur ekspertë nga kjo zyrë punës së komisionit.

Fillimisht, në letrën dërguar OSBE-së, dy bashkëkryetarët shprehin falenderimet dhe mirënjohjen e thellë për kontributin që OSBE/ODIHR ka dhënë gjatë këtyre viteve për zhvillimin dhe konsolidimin e demokracisë në Shqipëri dhe në mënyrë të veçantë në një prej themeleve të rëndësishme të saj, siç janë zgjedhjet.

 “Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për realizimin e Reformës Zgjedhore. Komisioni ka për detyrë hartimin e ndryshimeve legjislative për reformën zgjedhore, në veçanti trajtimin e rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 25 Prillit 2021 dhe për zgjedhjet e mëparshme të patrajtuara, rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse për zgjedhjet, të partive politike parlamentare dhe organizatave jofitimprurëse.”, thuhet në letër.

Ftesa për ekspertë

Për këtë arsye, ashtu siç është rënë dakord me përfaqësues të OSBE/ODIHR-it në takimin e zhvilluar në Dhjetor 2023, ku u diskutua puna e Komisionit dhe nevoja që pranë Komisionit të vendoset në dispozicion ekspertiza e ODIHR-it, Gjiknuri dhe Alibeaj, në emër të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore, paraqesin kërkesën që OSBE-ja të kontribuojë me ekspertë të fushës së zgjedhjeve, të ODIHR-it, për të asistuar punën e këtij Komisioni.

“Mënyra e komunikimit të ekspertëve të caktuar nga ju, me Komisionin e Reformës Zgjedhore, mund të përcaktohet në vijim të bashkëpunimit tonë të mëtejshëm.”, thuhet në letër.

Bëhet e ditur që komisioni pritet të fillojë nga puna gjatë kësaj jave, pavarësisht kundërshtimeve nga “Rithemelimi” që Alibeaj të jetë bashkëkryetar në këtë komision. “Rithemelimi” ka kërkuar që në vend të Alibeajt të jetë Oerd Bylykbashi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.