Reforma Zgjedhore- Gjiknuri dhe Alibeaj takojnë zyrtarët e lartë të ODIHR

Reforma Zgjedhore duket se është në qendër të vëmendjes jo vetëm të forcave politike, por edhe të institucioneve ndërkombëtare që merren me zgjedhjet në Shqipëri.

Në kuadër të kësaj rëndësie, dy bashkëkryetarët e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri (PS) dhe Enkelejd Alibeaj (PD), zhvilluan një takim me drejtuesit e ODIHR-it, të cilët i kanë informuar për ecurinë e deritanishme të punës së Komisionit.

“Ramë dakord për modalitetet e mëtejshme të punës në fazën e hartimit të drafteve ligjore dhe ndihmën konkrete që do të japë ekspertiza e ODIHR-it.”, shkruan Gjiknuri në platformat sociale.  

Ndërsa Alibeaj sqaron se ky takim është zhvilluar me kërkesën e ODIHR, ku në cilësinë e bashkëkryetarëve të komisionit të Reformës Zgjedhore pati takim me Drejtorin e Përgjithshëm të ODIHR, Matteo Mecacci, drejtuesen e Departamentit të Zgjedhjeve të ODIHR, Meghan Fitzgerald dhe këshilltarin Jacopo Leone.

“I informova për qëndrimet e PD mbi adresimin e rekomandimeve të ODHIR për, ndalimin e shitblerjes së votës, ndalimin e përdorimit të administratës dhe burimeve shtetërore nga qeveria në zgjedhje, për rregullimin e financimit të fushatave zgjedhore si dhe me domosdoshmërinë e adresimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese duke i shpjeguar se qëndrimi i PD është për sistemin me lista të hapura, Shqipëria 1 zonë elektorale, votimin dhe numërimin elektronik në gjithë Shqipërinë dhe votën e plotë dhe efektive të diasporës.”, shkruan Alibeaj.

Në këtë takim Alibeaj ka nënvizuar se PD ka qenë e mbetet e gatshme prej muajsh, për miratimin e Reformës Zgjedhore, si interes më i lartë i shqiptarëve dhe, sipas tij, “i falënderova për ofrimin e asistencës së ODHIR me ekspertizën e tyre për këtë reformë.”

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.