Reforma Zgjedhore duket se është në qendër të vëmendjes jo vetëm të forcave politike, por edhe të institucioneve ndërkombëtare që merren me zgjedhjet në Shqipëri.
Në kuadër të kësaj rëndësie, dy bashkëkryetarët e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri (PS) dhe Enkelejd Alibeaj (PD), zhvilluan një takim me drejtuesit e ODIHR-it, të cilët i kanë informuar për ecurinë e deritanishme të punës së Komisionit.
“Ramë dakord për modalitetet e mëtejshme të punës në fazën e hartimit të drafteve ligjore dhe ndihmën konkrete që do të japë ekspertiza e ODIHR-it.”, shkruan Gjiknuri në platformat sociale.
Ndërsa Alibeaj sqaron se ky takim është zhvilluar me kërkesën e ODIHR, ku në cilësinë e bashkëkryetarëve të komisionit të Reformës Zgjedhore pati takim me Drejtorin e Përgjithshëm të ODIHR, Matteo Mecacci, drejtuesen e Departamentit të Zgjedhjeve të ODIHR, Meghan Fitzgerald dhe këshilltarin Jacopo Leone.
“I informova për qëndrimet e PD mbi adresimin e rekomandimeve të ODHIR për, ndalimin e shitblerjes së votës, ndalimin e përdorimit të administratës dhe burimeve shtetërore nga qeveria në zgjedhje, për rregullimin e financimit të fushatave zgjedhore si dhe me domosdoshmërinë e adresimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese duke i shpjeguar se qëndrimi i PD është për sistemin me lista të hapura, Shqipëria 1 zonë elektorale, votimin dhe numërimin elektronik në gjithë Shqipërinë dhe votën e plotë dhe efektive të diasporës.”, shkruan Alibeaj.
Në këtë takim Alibeaj ka nënvizuar se PD ka qenë e mbetet e gatshme prej muajsh, për miratimin e Reformës Zgjedhore, si interes më i lartë i shqiptarëve dhe, sipas tij, “i falënderova për ofrimin e asistencës së ODHIR me ekspertizën e tyre për këtë reformë.”
Të apasionuarit pas atletikës pak ditë më parë kanë asistuar në një garë me të…
Në një periudhë kur njerëzimi po bën përparime të jashtëzakonshme në fusha si teknologjia, mjekësia…
Këngëtarja izraelite Yuval Raphael do të përfaqësojë këtë vit Izraelin në Festivalin Evropian të Këngës.…
Një numër i madh ish-punonjësish të ndërmarrjeve shtetërore, ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe ish-kooperativave vazhdojnë të enden…
Situata gripale në vend ka pësuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në rreth 19…
I gjithë territori I Qarkut Shkodër, vijon të jetë i përfshirë nga reshjet e shiut…
This website uses cookies.