Reforma Zgjedhore, Grupi i Dialogut thërret Komisionerin shtetëror Celibashi
Grupi politik i Dialogut për Reformën Zgjedhore vendosi të thërrasë të mërkurën (15 maj) në një seancë dëgjimore, Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
Çështjet për të cilat, Celibashi do të dëgjohet janë ato të mënyrës së votimit të emigrantëve dhe të sistemit elektronik të votimit.
Grupi i dialogut u mblodh sot në Kryesinë e Kuvendit, pas një pauze disa javore.
Deputetët e PS-së dhe të opozitës kanë rënë dakord parimisht për ndryshime në ligjin e zgjedhjeve, por konkretisht palët janë ende shumë larg pikave të përbashkëta.
Sipas afateve të përcaktuara, nga ky grup pritet që në fund të qershorit të dorëzohet projekti paraprak i Kodit Zgjedhor.