Reforma zgjedhore ka ngecur, faji i opozitës/ Klosi zgjedh të mos komentojë dëshminë e Veliajt në SPAK.
Drejtësia e re është ndërtuar me vullnetin dhe votat e PS dhe se kanë vendosur të mos komentojnë vendimet e SPAK me qëllimin që polika të mos ndërhyjë në vendimarrjet e drejtësisë së re. Në këtë mënyrë ka zgjedhur të komentojë dëshminë prej më shumë se 6 orësh të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në SPAK një ditë më pare, sekretari i Përgjithshëm i PS Blendi Klosi pas një takimi me socialistët e Shkodrës. Sa i përket Reformës Zgjedhore, Klosi u shpreh se deri më tani ka ngecur për mungesë vullneti nga opozita duke shpresuar që tashmë Parlamenti ta miratojë më 84 vota…… Në takimin me socialistët e Shkodrës sekretari i PS Klosi, në praninë e drejtueses politike Elisa Spiropali dhe kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci deklaroi se nga procesi i riorganizimit, nga 20 mijë anëtarë është arritur në 32 mijë anëtar të rinj të PS.