Categories: LajmePolitikë

Reforma Zgjedhore, PAA: Duam lista të hapura dhe votën e diasporës. Boll me sherre, opozita t’i kthehet dialogut!

Partia Agrare Ambientaliste kërkon që opozita duhet të unifikoj qëndrimet lidhur me Reformën Zgjedhore, duke kërkuar lista të hapura, votën e diasporës, si dhe përmirësimi i menaxhimit të procesit zgjedhor.

Këtë qëndrim Partia Agrare Ambientaliste e bëri të ditur me anë të një deklarate për shtyp, nëpërmjet së cilës, paralelisht, kërkon që opozita duhet të organizohet përballë qeverisë duke u kthyer në një alternativë të besueshme.

PAA konstaton se përtej një dekori të bukur që përpiqet të vizatojë qeveria, situata në vend është kritike.

“Nuk bëhet fjalë thjeshtë dhe vetëm për krizë ekonomike, çmime të larta dhe varfërim edhe më tej të shtresës së varfër dhe të mesme. Eshtë kriza e besimit tek politika. Mungesa e shpresës se gjërat këtu mund të ndryshojnë për mirë. Dhe kjo ndikon në krijimin e një pesimizmi edhe më të madh tek të rinjtë, që zgjedhin indiferencën ndaj politikës, apo zgjedhin të braktisin vendin dhe familjen e tyre.”, thuhet në deklaratë.

PAA konstaton se aktualisht kemi të bëjmë me një paralament jo funksional, korrupsion të përhapur në çdo degë të qeverisjes, një pushtet absolut në duart e një individi, pamundësi për të bërë zgjedhje të drejta, një sistem elektoral i deformuar, një mazhorancë që fuqizohet ekonomikisht në kurriz të pasurisë publike, një opozitë që dobësohet çdo vit dhe, një ekonomi që përqëndrohet gjithnjë e më shumë në një duart e një grushti njerëzish pranë qeverisë.

Kjo, sipas PAA-së, është fotografia reale me të cilën shqiptarët hyjmë në vitin 2024, një vit para zgjedhjeve të përgjithshme.

“E gjithë kjo nuk është rrufe në qiell të hapur. Udhëkryqi i madh politik që stimulon edhe anomalitë e tjera, u prodhua nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008. Nëse kërkojmë që diçka realisht të ndryshojë, që parlamenti t’i kthehet normalitetit, që politika të ketë autoritet, të frymëzojë qytetarët dhe të punojë në dobi të interesit publik, duhet që me seriozitetin më të madh, të anagazhohemi për të çuar në fund Reformën Zgjedhore. Duhet të merremi me shkaqet e krizës e jo me pasojat. Një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse, që të përfaqësojë zërin dhe interesat e qytetarëve, të kërkojmë dhe mirëpresim këshillimin e partnerëve ndërkombëtar, për të gjetur një zgjidhje që prodhon mirëkuptim mes të gjitha palëve. Ky duhet të jetë angazhimi ynë parësor për vitin 2024, në mënyrë që në 2025 shqiptarët të votojnë të lirë dhe të zgjedhin të më të mirën për veten dhe vendin e tyre.”, thuhet në deklaratë.

Propozimet e hershme të Partisë Agrare Ambientaliste, në adresë të faktorëve të ndryshëm opozitarë, si dhe shoqërisë civile, janë për lista realisht të hapura, mundësimin e votës së diasporës dhe përmirësimi i menaxhimit të procesit zgjedhor, të cilat duhet të adresohen pa humbur kohë.

Partia Agrare Ambientaliste mendon se brenda opozitës duhet të kthehet dialogu dhe se akuzat, sulmet dhe sherret, janë të mira për të bërë lajme, por nuk e bëjnë politikën më të mirë.

“Edhe pse buxheti mund të kalojë në 5 minuta, kjo nuk do të thotë se nga ky akt arrogance fitojnë qytetarët. Edhe pse karriget mund të pamundësojnë debatin, kjo nuk do të thotë se kemi simpatinë e shqiptarëve. Duhet të ndryshojmë. Për të ndryshuar duhet të lëmë mënjanë interesat personale, e të kërkojmë të gjithë rrugë të reja për t’u kthyer në një normalitet të domsdoshëm.”, theksohet në deklaratë.

Propozimi i disa partive për një Federatë të Opozitës, sipas PAA-së, është në tryezë dhe kjo është një mundësi, por jo e vetmja.

“Ne duhet të organizohemi për të qenë një zë i përbashkët përballë mazhorancës, e cila gjen tek mosmarrëveshjet tona forcën dhe arrogancën e saj. Ne si PAA jemi gati të bëjmë këtë hap! Opozita nuk janë vetëm anëtarët e PD-së, të PR-së, PAA-së apo partive të tjera opozitare. Opozita është më e madhe. Opozitë janë të gjithë ata qytetarë që ndëshkohen nga politikat fiskale të qeverisë, nga rritja brutale e taksave dhe nga korrupsioni i shfrenuar. Por, nëse dikush mendon se ata njerëz që janë kundër qeverisë, janë automatikisht mbështetës të opozitës, gabojnë. Ata duhet të shikojnë jo thjeshtë parti që kritikojnë, akuzojnë e shajnë, por një alternativë qeverisëse, serioze dhe të besueshme. Nje qeveri e kurruptuar nuk bie duke e sulmuar, por duke luftuar për të krijuar rregulla të drejta loje e duke krijuar besim tek qytetarët.”, përfundon deklarata e PAA-së.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Berisha me ish-të përndjekurit politik: Dëmshpërblim të plotë brenda mandatit të parë qeverisës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se gjatë mandatit të tij të parë…

21 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi i familjeve Meta dhe Kraja në sportin e atletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

21 hours ago

“Histori Sportive” në RTSH Shkodra – Kontributi I familjeve Meta dhe Kraja në sportin e ateletikës

Emisioni radhës  “Histori Sportive” në Rtsh Shkodra iu kushtua dy familjeve të njohura sportive të…

21 hours ago

Turizmi në rritje në Malësi të Madhe – Marinaj: Bujtinat dhe njësitë akomoduese punojnë me kapacitet të plotë

Nisur nga numri i lartë i vendeve turistike që përfshin Malësia e Madhe po tërheq…

22 hours ago

Shpend të ngordhur në fshatin Trush – Zona është kthyer në vend për depozitimin e mbetjeve të ndryshme

Kjo zonë po vuan nga një problem i madh, siç është ndotja nga mbeturinat. Ky…

22 hours ago

Shkolla shqipe në Angli – Prej 9 vitesh në Manchester, Erisa Isufaj ndërmori iniciativën e dobishme

Shqiptarët kanë edhe një tjetër shkollë në Evropë,  ku mund të mësojnë gjuhën, kulturën dhe…

22 hours ago

This website uses cookies.