Reforma Zgjedhore, Santos: Keni ende kohë për konsensusin, aktorët politik t’i lënë mënjanë egot

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos ka kërkuar nga mazhoranca dhe opozita që të gjejnë një konsensus për Reformën Zgjedhore për adresimin e shqetësimeve të OSBE/ODIHR-it, qoftë edhe një “konsensus minimal”.

Në një konferencë me gazetarët, Santos tha nga Tirana, ku po qëndron prej dy ditësh, se nëse nuk arrihet asnjë konsensus të gjithë aktorët politikë do të kenë faj, ndërsa u siguruar të shtonte “se palët kanë ende kohë” për të arritur konsensus para zgjedhjeve të 2025.

“Për dialogun duhen dy veta, por kur keni mosmarrëveshje atëherë duhet të kuptoni që faji është i të dyjave palëve. Ajo që është e rëndësishme, jemi ende në kohë dhe mesazhi është që partia në pushtet dhe opozita të gjejnë një konsensus minimal për të ecur para me këtë reformë për zgjedhjet 2025. Të gjithë e kuptojnë se çfarë përshihet në raportin e OSBE-ODIHRIT. Nuk është momenti për të gjetur kush e ka fajin, por ajo që është e rëndësishme është që ende jemi në kohë për të arritur konsensusin për këtë reforme dhe nëse kjo nuk është e mundur atëherë të gjithë do të kenë faj të gjithë për këtë”, tha Santos.

E pyetur nëse Shqipëria ka bërë hapa pas lidhur me procesin e integrimit, Santos siguri se kjo nuk ka ndodhur por dëshironte “të shihte performanca më të mira”. Për arritjen e kësaj, tha Santo, duhet që aktorët politikë “t’i lënë egot mënjanë dhe të përqendrohen në atë që është vërtetë e rëndësishme për njerëzit e tyre”.

“Shqipëria nuk ka bërë hapa pas, por ndonjëherë do të ishte mirë që të kishte performanca më të mira. Nuk mund të neglizhojmë kulturën, historinë dhe traditën e Shqipërisë. Gjithsecili prej nesh ka problemet e saj dhe rrethanat e tyre. Këto janë rrethanat e Shqipërisë, por duke kryer vlerësimin apo duke vlerësuar hapat e mirë e saj se çfarë është ndryshimi, atëherë vendi mund të bëjë më shumë dhe më mirë. Për këtë po kërkoj që aktorët politikë t’i lënë mënjantë egot e tyre dhe të përqendrohen në atë që është vërtetë e rëndësishme për njerëzit e tyre. Nëse fokusohen te kjo vendi do të jap shumë më tepër”, tha Santos.

Prej dy ditësh Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë, ku është takuar me presidentin Bajram Begaj si dhe aktorët politik të opozitës dhe mazhorancës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.