Reformat dhe kontributi i Shqipërisë në zhvillimet globale, Begaj takon ambasadorët e QUINT

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it në OSBE, Ambasadoren gjermane, Susanne Schütz, Ambasadorin britanik Neil Holland, Ambasadoren e Francës, Fatène Benhabylès-foeth, Ambasadorin italian, Stefano Baldi dhe Zëvendësambasadoren amerikane, Katherine Brucker.

Kreu i Shtetit, pasi u uroi mirëseardhjen, vlerësoi se takime të tilla mbeten të rëndësishme për të garantuar një bashkërendim më të mirë lidhur me angazhimet e OSBE-së në vendin tonë dhe ecurinë e reformave në fushën e drejtësisë, shtetit ligjor, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Duke vlerësuar rolin dhe angazhimin e deritanishëm të OSBE-së në vendin tonë, Presidenti i Republikës nënvizoi se ky kontribut, bazuar në ekspertizën e veçantë të organizatës, shkon në linjë me prioritet e Shqipërisë, ku integrimi në BE mbetet një objektiv strategjik. 

Presidenti Begaj informoi ambasadorët e QUINT-it për avancimin e reformave në vendin tonë, me theks ndaj asaj zgjedhore dhe të drejtësisë, duke rikonfirmuar mbështetjen ndaj reformës në drejtësi, si dhe ndaj institucioneve të përfshira në të. 

Me këtë rast, Presidenti i Republikës risolli në vëmendje mesazhin drejtuar palëve politike në parlament për ngritjen e  ligjvënësve në nivelin e kërkuar, si dhe përmbushjen në kohë të një reforme zgjedhore që garanton proces të pakontestueshëm, përfshirë edhe votimin e emigrantëve. Po ashtu, Presidenti Begaj  nënvizoi se kthimi i normalitetit të punës në parlament mbetet i rëndësishëm për përmbushjen në kohë të angazhimeve në fushën e reformave dhe integrimit në BE.

 Në kuadër të kontributeve të vendit tonë në zhvillimet globale dhe rajonale, në takim u nënvizua roli i Shqipërisë si Kryetare e OSBE-së në vitin 2020, si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe tashmë si anëtare e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut. 

Në takim u diskutua edhe për zhvillimet në rajon, ku bashkëbiseduesit vlerësuan rolin konstruktiv, të moderuar dhe qartësisht të orientuar ndaj të ardhmes evropiane. Kjo politikë ndihmon jo vetëm Shqipërinë, por mbetet një faktor i rëndësishëm për forcimin e paqes, sigurisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit të Mbretërisë së Norvegjisë

Presidenti Begaj, ka pritur  Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Norvegjisë në Shqipëri, rezident në Ankara, Andreas Gaarder, me rastin e paraqitjes së Letër Kredencialeve.

Presidenti Begaj vlerësoi partneritetin e fortë në NATO, si dhe atë në fushën detare e në prodhimin e energjisë.

Presidenti vlerësoi praninë e investitorëve norvegjezë në disa projekte në Shqipëri dhe vlerësoi se hapja e negociatave me BE-në mund të ndihmojë në nxitjen e më shumë aktorëve të biznesit për ta parë Shqipërinë si një mundësi të mirë.

Begaj pranon Letër Kredencialet e Ambasadorit të Sulltanatit tё Omanit

Presidenti pranoi gjithashtu Letër Kredencialet e Ambasadorit të Sulltanatit tё Omanit, jo rezident në Shqipëri, Sayyid Nazar Aljulanda Majid Al-Said.

Gjatë takimit, Begaj përgëzoi Ambasadorin Sayyid Nazar Al Julanda Majid Alsaid për marrjen e detyrës, duke shprehur besim për një impuls të ri të zhvillimit dhe promovimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.