Categories: AktualitetLajme

Reformim i Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Manastirliu: Hap përpara drejt cilësisë në arsim

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes mes MAS dhe AADF për reformimin e QSHA me ekspertizë ndërkombëtare, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu tha se shumë shpejt do të ndryshohet rregullorja, për të lehtësuar procedurat e njësimit të diplomave të studentëve që janë diplomuar jashtë vendit, duke reduktuar kohën e pritjes nga 45, në 5 ditë për diplomat e marra në vendet e BE, SHBA, Kanada, etj, ndërsa për vendet e tjera, koha e pritjes shkurtohet nga 45 në 30 ditë.

Firmoset marrëveshja për reformimin dhe modernizimin e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA), mes Ministrisë së Arsimit dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit, me ekspertizën e vyer të Qendrës së Vlerësimeve të Cambridge.

Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Ministrja e Arsimit dhe sportit Ogerta Manastirliu dhe bashkëdrejtuesit e Fondit Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit (AADF). Marrëveshja do të fillojë të zbatohet menjëherë, duke ndryshuar rrënjësisht mënyrën se si ofrohen shërbimet arsimore nga QSHA.

Nëpërmjet këtij partneriteti të ri, transformojmë Qendrën e Shërbimeve Arsimore, në një agjenci autonome, e cila jo vetëm të mundësojë një vlerësim transparent dhe meritokratik të bazuar mbi standarde dhe metodologji të unifikuara me vlerësimet ndërkombëtare, duke i sjellë këto në kontekstin lokal, por edhe duke bërë të mundur që nga këto vlerësime, qofshin kombëtare, qofshin ndërkombëtare, ne të kemi bazën e të dhënave nga të cilat të nisemi për të përmirësuar cilësinë në arsim në të gjithë shkollat shqiptare.”, tha Ministrja Manastirliu në ceremoninë e zhvilluar në TUMO, një prej strukturave më inovatore të mësimit dhe teknologjisë për fëmijët dhe të rinjtë.

Procesi i transformimit të QSHA-së do të ndahet në tri faza që përfshijnë rritjen e kapaciteteve dhe aftësive, zbatimin e kuadrit të ri ligjor dhe nënligjor, dhe monitorimin e qëndrueshmërisë organizative dhe financiare të QSHA-së në bashkëpunim me organizata ndërkombëtare dhe institucione prestigjioze si Qendra e Vlerësimeve të Cambrige (Cambridge Assessment Center) dhe Këshilli Britanik (British Council), eksperienca dhe praktikat e të cilëve do të jenë thelbësore për reformimin e QSHA-së.

“Ne synojmë të krijojmë një strukturë efektive të shërbimeve arsimore me stafe te kualifikuara, me pajisje të standardeve bashkëkohore, me teknologji dhe informacion. Në bazë të kësaj marrëveshje, synojmë që testimet e digjitalizuara të shtrihen nga matura shtetërore, tek testet e pranimit në universitete, të zgjerojmë gjithashtu edhe gamën e shërbimeve që ofron Qendra e Shërbimeve Arsimore.  Nëpërmjet tri fazave nga kalon kjo reformë e QSHA-së, rrisim kapacitetet e veprimeve njerëzore, kapacitetet procesuese dhe të përfshijmë mekanizma inovator të teknologjisë dhe vlerësimin e arritjeve të nxënësve, studentëve në sistemin tonë arsimor. Faza e dytë do të kalojë në hartimin e kuadrit ligjor dhe akteve nënligjore dhe këtu do të kemi mbështetjen e Qendrës së Vlerësimeve të  Cambrige (Cambridge Assessment Center); për të ecur drejt fazës së tretë, ku Qendra e Shërbimeve Arsimore bëhet një agjenci autonome”, tha Manastirliu.

 Qendra e Shërbimeve Arsimore ofron shërbime nga organizimi i provimeve kombëtare, regjistrimi i maturantëve dhe studentëve, administrimi i provime shtetërore, duke përfshirë mjekësinë dhe mësuesinë deri te procedurat e legalizimit të dokumente shkollore, përfshirë dhe njësimin e diplomave të arsimit të lartë.

Për këtë të fundit Ministrja Manastirliu tha se, për të gjithë studentët shqiptarë që janë diplomuar jashtë vendit procedurat për njohjen dhe njësimin e diplomave do të lehtësohen.

 “Ne jemi duke punuar me Qendrën e Shërbimeve Arsimore dhe së bashku sapo kemi finalizuar ndryshimet në rregullat për njohjen dhe njësimin e diplomave të studentëve dhe profesionistëve që kanë studiuar jashtë vendit, duke reduktuar kohën e njohjes dhe pritjes së diplomave nga 45 ditë në 5 ditë për ata që kanë studiuar në vendet e Bashkimit Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Kanadasë, Japonisë, Izraelit. Ndërsa për sa i përket vendeve të tjera kjo procedurë reduktohet nga 45 në 30 ditë”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Përmes kësaj marrëveshjeje QSHA do të transformohet në një strukturë shërbimi më efektive, me stafe të kualifikuara, infrastrukturë moderne dhe teknologji të avancuar.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Çfarë pasojash ka zemërimi dhe emocionet negative tek zemra

Emocioni i zemërimit është një nga më sfiduesit dhe më drobitësit për shpirtin dhe organizmin.Zemërimi…

1 min ago

Kur ndodh ekuinoksi i vjeshtës për vitin 2024?

Ekuinokset ndodhin dy herë në vit, ku dita dhe nata janë afërsisht të njëjtën gjatësi…

10 mins ago

Nxënësit e klasës së 10-të transferim përmes e-Albania në shkollat e arsimit profesional

Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja bëri të ditur se në e-Albania nxënësit…

15 mins ago

“Mirror”: Shqipëria – destinacioni më i kërkuar për pushime nga turistët britanikë

Shqipëria është ndër destinacionet më të kërkuara për pushime nga turistët britanikë – falë plazheve…

19 mins ago

MEKI çel konkursin për drejtorin e Cirkut Kombëtar

Ministria e Ekonomisë,, Kulturës dhe Inovacionit, shpall konkursin për pozicionin e drejtorit në Cirkun Kombëtar.…

21 mins ago

10 vjetori i vizitës në Shqipëri, Papa Françeskut i dhurohen simbolet më të bukura të traditës shqiptare

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro përkujtoi sot 10 vjetorin e vizitës së Papa…

23 mins ago

This website uses cookies.