Reformimi i sektorit të energjisë elektrike, KfW dhe AFD hua prej 100 milionë eurosh

670c7bc50cb64a13a34a78b2712a74db

670c7bc50cb64a13a34a78b2712a74db

Në parlamentin shqiptar Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi marrëveshjet me Agjencinë Franceze Për Zhvillim (AFD) dhe KfW për financimin me 100 milionë euro të fazës së dytë të projektit “Politika për mbështetjen e reformës në sektorin energjetik në Shqipëri”.

Marrëveshjet synojnë përmirësimin e sektorit energjetik të Shqipërisë, nëpërmjet reformës që shtrihet në drejtime të shumëfishta: strukturore, operacionale dhe financiare.

Ky financim parashikohej të realizohej në dy faza. Në fazën e parë, një financim prej 150 milionë eurosh i ndarë: 100 milionë euro nga KfW -ja dhe 50 milionë euro nga AFD-ja, dhe në fazën e dytë 100 milionë euro, 50 milionë euro KfW-ja dhe 50 milionë euro AFD-ja.

Huatë e bazuara në politikat e reformës (PBL) janë një mjet në të cilin fondet nga një institucion financiar ndërkombëtar i japin hua buxhetit të shtetit shqiptar, në bazë të zbatimit të reformave specifike të politikave të renditura në këtë plan strategjik (PRE).

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.