“Refreni” i Brdaric: Objektiv fitorja! – Ndryshe nga herët e tjera, flet për riparim të defekteve të ndeshjes me Tiranën

brdaric skenderbeu

Edhe në konferencën e zakonshme para ndeshjes me Skënderbeun në Shkodër për Superligën, trajneri i Vllaznisë ka përsëritur tashmë refrenin e zakonshëm, se objektivi është fitorja.

 Nga ana tjetër, timonieri kuqeblu thotë se nuk ka asnjë rëndësi nëse Skenderbeu luan për mbijetesë.

“Nesër e dimë se do të jetë një ndeshje ku duhet të jemi sa më të përgatitur, nuk ka lidhje nëse është në vend të fundit, në mes të tabelës në kampionat apo në vendet e para.

 Kemi të njëjtin plan si ndeshjet e tjera, të shkojmë për fitore dhe nuk ndryshon asgjë nga ndeshja e nesërme. Është në varësi se sa të fortë janë psikologjikisht lojtarët, nëse janë dobët dhe nënvleftëson ekipet, atëherë është faji yt.

 Por, objektivi ynë është fitorja, të bëjmë një presing sa më të mirë dhe të implementojmë në fushë idetë tona të lojës dhe siç thashë më parë, ne të luajmë vetëm për fitore nesër.

Ndryshe nga konferencat e mëparshme, Brdaric ka folur konkretisht për riparim të defekteve të evidentuara në ndeshjen e fundit me Tiranën në Elbasan.

Ishim shumë të ngadalshëm në fillim të ndeshjes kundër Tiranës, idetë nuk funksionuan dhe kjo është diçka që duhet të ndryshohet.

Ne jemi duke punuar, duke marrë masat që të mos shfaqim ato difekte që shfaqëm pjesën e parë kundër Tiranës, por duhet të kuptojmë se ata luajtën shumë në mbrojtje, na priti që në mesin e fushës dhe na e bëri të vështirë të çajmë nga qendër.

 Duhet të përmirësojmë qarkullimin e topit e sidomos, që është ADN- ja jonë këtë sezon, që të shkojmë sa më shpejt në fazën e fundit, që është porta e kundërshtarit”, – u shpreh Brdaric.

I pyetur për ndeshjen e radhës për Kupën e Shqipërisë, trajneri Brdaric thotë se:” Muajin që vjen do luajmë 3 herë kundër Dinamos, nuk kisha ndonjë dëshirë për ndonjë ekip për t’u ndeshur në Kupë, çdo ndeshje është një sfidë. Duhet të mësojmë djemtë që të kapin objektivat me pasion, tu tregojmë tifozëve që do të shkojmë për më shumë se 100%. Ska rëndësi kundër cilit ekip do të festojmë fitoren”,- ka përfunduar Brdaric.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.