“Refugjatët” “mollë sherri” në Këshillin Bashkiak/Opozita kundër, mazhoranca: Mos përhapni panik

refugjatet

refugjatet

Mërrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për refugjatët që e kthen Lezhën në qendër pritëse për ta, u bë objekt diskutimi dhe debatesh mes opozitës dhe mazhorancës në Këshillin Bashkiak.Zbatimi i kësaj marrëveshjeje pa u konsultuar me komunitetin do të sjellë pasoja afatgjatë në jetën social-ekonomike dhe për rendin e sigurinë në Lezhë u shprehën përfaqësueset e opozitës në Këshillin Bashkiak.Teksa mbrojtën marrëveshjen për refugjatët, Nënkryetari i Bashkisë Lezhë Ermal Pacaj dhe përfaqësuesi i Partisë Socialiste Erin Ndreca kërkuan që mos të përhapet panik për qëllime politike në lidhje me këtë çështje.Partia Demokratike kishte kërkuar interpelancë me kryebashkiakun Pjerin Ndreu në lidhje me marrëveshjen për refugjatët, por kjo çështje nuk u fut në rend dite dhe diskutimet u bënë tek pikat e ndryshme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.