Refuzimet për punësim në Kukës, një ndër arsyet është heqja nga skema e ndihmës ekonomike

Mbi 6500 punëkërkues aktivë numërohen në qarkun Kukës.
Drejtori i Agjensisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dega Kukës, Shani Kastrati thotë se dominojnë grupmoshat nga 18 vjeç që janë pjesë e skemës.
Sipas tij nuk mungojnë variantet për tu punësuar por refuzojnë për një arsye kryesore, heqja e ndihmës ekonomike.
Arsye tjetër e refuzimeve të vendeve të punës nga të rinjtë që banorët në Kukës e cilësojnë edhe si arsye që kanë për të emigruar është paga minimale që u ofrohet këtu.
Aktualisht, Agjensia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, drejtoria rajonale Kukës ofron kurse profesionale në disa drejtime.
Në bashkinë Kukës numërohen mbi 4000 punëkërkues aktivë, në Has mbi 1300 dhe Tropojë mbi 1100.