Categories: LajmePolitikë

Refuzohet interpelanca me Ramën, Vokshi: Ju tmerron emri i Berishës. Felaj: S’e lejon gjykata

Kuvendi rrëzoi të mërkurën me 69 vota kundër dhe 29 pro kërkesën e opozitës për interpelancë me kreun e qeverisë, Edi Rama.

Kërkesa ishte bërë nga kryedemokrati Sali Berisha, emri i të cilit u bë sërish shkak për tensione në sallën e parlamentit.

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, kujtoi deputetët demokratë për vendimin e gjykatës, që ia ndalon atij pjesëmarrjen në jetën parlamentare.

Nuk ia ka dhënë gjykata të drejtën zotërisë në fjalë. Nuk vendos kuvendi dhe nuk vendosni as ju,” u përgjigj znj. Felaj.

Reagimi erdhi pasi deputetja e PD-së, Albana Vokshi, bëri thirrje që të merrej parasysh kërkesa e Berishës.

Është e turpshme kjo. E ka kërkuar Sali Berisha dhe ju nuk i përmendni as emrin. Emri i Sali Berishës ju tmerron. Kush është ai vendim gjykate që ia ndalon të ushtrojë të drejtën e deputetit?” replikoi znj. Vokshi.

Sipas demokrates, interpelanca po u mohohet atyre “pasi qeveria është vënë në shërbim të familjes kryeministrore”.

Nuk e pranoj thotë Nikolla, se kjo interpelancë cenon privatësinë e familjes kryeministrore. Por, a keni cenuar jetët e mijëra qytetarëve me lejet e ndërtimit të dhëna thjeshtrës së kryeministrit, që po mbyt qytetarët, po me tenderat e Beqajt dhe Frangut, a nuk po cenoni jetën e mijëra pacientëve? Ky parlament po kthehet në noter për të mbrojtur vjedhjen,” deklaroi znj. Vokshi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Rikthehet gara për Avokatin e Popullit – Seancë në Komisionin e Ligjeve më 13 shkurt

Në kalendarin e punimeve të Kuvendit, për muajin shkurt, është planifikuar procesi i zgjedhjes së…

1 day ago

Deputetët britanikë në Muzeun e Kujtesës / Ligjvënësit konservatorë u njohën me persekucionin 45- vjeçar në Shqipëri

Një grup deputetësh konservatorë të Parlamentit britanik, që po zhvillojnë një vizitë në Shqipëri, ishin…

1 day ago

Shpërndante drogë afër shkollave – Prangoset nga policia pas disa javëve hetime 28 – vjeçari

Një i ri, 28- vjeçar, është arrestuar nga policia e Lezhës, pas një hetimi disa…

1 day ago

Rritja e popullsisë shqiptare në Mali të Zi – Emigrimi është ulur dhe pozita e shqiptarëve është forcuar vitet e fundit

Krahasuar me regjistrimin e parafundit në Mal të Zi, numri i shqiptarëve në Censusin e…

1 day ago

81-vjetori i vrasjes së Vasil Shantos / Pranë memorialit të heroit u vendosën kurora nga organizatorët

Data 1 shkurt shënon 81-vjetorin e vrasjes së heroit Vasil Shanto. Në memorialin e tij,…

1 day ago

Skema e granteve për të rinjtë / Bashkia Shkodër mbështet projekt-idetë në fushën e turizmit dhe bimëve dekoratike

Morena Grimaj dhe Enrik Shllaku janë përfitues të drejtpërdrejtë të skemës së granteve për të…

1 day ago

This website uses cookies.