Në Angli kanë një problem të madh në përfaqësuese. Për miqësoret e muajit mars Sauthgejt kishte futur në listën e të grumbulluarve edhe mbrojtësin e djathtë të Arsenal, Ben Uajt. Por një telefonatë e drejtorit sportiv të Arsenal lajmëroi Federatën e Futbollit se lojtari nuk preferonte që t’i bashkohej “Tre Luanëve”.
Telefonata e Edu nuk u prit mirë nga Suathgejt edhe pse ky i fundit nuk mbajti një qëndrim në publik për këtë refuzim. Por mbrëmjen kur Brazili mundi Anglinë në “Wembley” situata u bë edhe më e sikletshme pasi bashkëshortja e Uajt postoi në rrjetet sociale fotografi teksa po luante me letra me futbollistin në Dubai.
Ky postim ka shkaktuar zemërim mes protagonistëve të futbollit britanik. Fakti se Uajt ka refuzuar kombëtaren pasi mendon se nuk do të jetë titullar ka bërë që ndaj futbollistit të adreseohen shumë kritka.
“Kam simpati për njerëzit, të cilët luajnë me letra, por jo për Ben Uajt. Nëse nuk pranon të shkosh në kombëtare është një gjë, por të postosh të tilla fotografi teksa Angli po mundet është diçka tjetër”, tha prezantuesi i njohur britanik, Xhef Stelling.
Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…
Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…
Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…
Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…
Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…
This website uses cookies.