Regbi, Kombëtarja debuton kundër Kosovës
Regbi është një sport i ri në Shqipëri por që ka ndjekësit e vet. Prej 10 vitesh disa skuadra bëjnë ndeshje midis tyre dhe kanë krijuar historikun e këtij sporti në vendin tonë, në bazë të shoqatave. Tashmë synimet e tyre janë më ambicioze dhe duan të luajnë në rang kombëtareje. Për RTSH, Xhino Drangu, president i ekipit të Tiranës tregon planet e 2024 për regbin shqiptar.
“Ndeshja Shqipëri-Kosovë do të luhet më 14 janar. Do të zhvillohet një ndeshje madhështore për këtë disiplinë, e cila ka prej dhjetë vitesh prezent në vendin tonë”, thotë për Xhino Drangu.
Ndeshja Shqipëri-Kosovë ka një rëndësi të veçantë sepse do të zyrtarizohet nga federate botërore e regbit. “Do të jetë një ndeshje e cila do të njihet nga Federata Botërore e Regbisë. Ndeshja do të luhet për 80’ dy ekipe nga 15 lojtarë”, shpjegon Xhino Drangu.
E shumë shpejt do të krijohet edhe Federata Shqiptare e Regbisë. “Aktualisht, dokumentacioni është gati per krijimin e Federatës Shqiptare të Regbisë, dhe pritet të finalizohet shumë shpejt”, tregoi Drangu për për RTSH Sport.