Regjistër për mësues e edukatore/Urdhri i Psikologut: Duhet të pasqyrohen vlerësimet dhe vërejtjet

Valbona Treska

Valbona Treska

Pas ngjarjes se dhunës të ndodhur në kopshtin privat në zonën e Ali Demit, Urdhri i Psikologut ka kërkuar që vlerësimit psiko-social të përvitshëm  ti nënshtrohen jo vetëm arsimtarët e rinj, por edhe ata që ndodhen në sistem. Kryetarja e Urdhrit, Valbona Treska ka sqaruar se vlerësimi është i rëndësishëm të bëhet nga psikologë të jashtëm dhe jo nga ata të shkollës. 

Duhen vlerësime për të gjithë stafin pedagogjik, që është pjesë e sistemit arsimor, gjendja emocionale e individit ndryshon me kalimin e kohës, problematikat e shëndetit mendor mund të ndryshojnë dhe një individ mund të agravohet prandaj ka një protokoll vlerësimesh dhe të paktën një herë në vit individi duhet të futet në kontroll”, tha Treska.

Sipas Treskës ngjarja e disa ditëve më parë shtron nevojën edhe të ngritjes se një regjistri ku çdo mësuese apo edukatori i evidentohen vlerësimet pozitive apo negative.

Vlerësohet që jemi në kushte që të ngremë këto data bazë për të parë çfarë problematikash ka pasur një mësues apo edukator në mënyrë që ti afrojmë ose jo në formatet tona”, tha Treska.

Formati i vlerësimi psiko- social  përfshin një ankete me  disa paketa  pyetjesh te detajuara dhe një interviste e drejtpërdrejtë me mësuesin me qellim qe askush te mos ketë mundësi te manipuloje përgjigjet.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.