Regjistër unik adresash, Balla: Kod unik i pareplikueshëm, fund problematikave me ofrimin e shërbimeve
Do të krijohet regjistri unik i adresave në Shqipëri. Vendimi i marrë këtë të mërkurë (13 mars) nga Këshilli i Ministrave dhe i komunikuar nga Ministri i Brendshëm Taulant Balla, sipas këtij të fundit, do i japë zgjidhje një sërë problematikash që lidhen me ofrimin e shërbimeve të duhura te qytetarët.
Kodi do të jetë i i pareplikueshëm dhe në të gjitha ndërtesat do kenë kodin e tyre unik.
“Një prej vendimeve të KM të sotëm ka të bëjë me disa ndryshime për ligjin për sistemin e adresave.
Për krijimin më në fund të një regjistri unik të adresave në Shqipëriu. Pas miratimit të këtij ligji dhe akteve nënligjore që do shoqërojnë këtë paketë, do kemi një regjistër unik ku do referohen të gjitha institucionet.
Një regjistër unik nën patronazhin e MB.
Çdo banesë, çdo biznes, çdo ndërtesë në Shqipëri do ketë një kod unik i pareplikueshëm në bashki të ndryshme, në të gjitha banesat, do kenë kodin e tyre unik. Do i japim zgjidhje përfundimtare problematikave që lidhen me ofrimin e shërbimeve të duhura te qytetarët, me lehtësimin e mbërritjes në adresë të shërbimit postar dhe turistëve.
Është vënë re një prej problematikave që kanë nxitur turistët, përmes këtij kodi unik të banesës, hotelit, apartamenti, të jetë lehtësisht i arritshëm”, tha Balla.