Categories: LajmeRajoni

Regjistrim i popullsisë në Kosovë, Agjencia e Statistikave: Deri tani janë regjistruar rreth 900 mijë banorë, por serbët në veri hezitojnë

Rreth 900 mijë qytetarë të Kosovës janë regjistruar në katër javët e para të procesit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë, që përmbyllet në datën 17 maj të këtij vit. E ndërsa vlerësoi se procesi po ecte sipas planit, kreu i agjencisë së statistikave të Kosovës Avni Kastrarti  vuri në dukje se nga serbët në katër komunat në veri ka pasur një hezitim masiv për t’u bërë pjesë e censusit.

“Komuniteti serb ende heziton në mënyrë masive ka një regjistrim të disa ekonomive familjare, individëve por është numri i vogël në bazë të atyre që ne pretendojmë. Ne kemi pas diskutim me disa institucione ndërkombëtare dhe sigurisht ata do t’i transmetojnë atë që ne u kemi transmetu komunitetit serb në veri. Është një e mirë edhe për ata për të ditur numrin e tyre që jetojnë në ato komuna. Mospjesëmarrja në regjistrim nuk ekziston. I bëjë thirrje komunitetit serb se procesi nuk është aspak politik. Duhet ta dinë për shërbime kush jeton, çfarë strukture e popullsisë, çfarë statusi i punësimit, çfarë niveli i edukimit gjithë këta indikator vijnë nga regjistrimi. Është në të mirë të vetë komunitetit”, tha kreu i agjencisë së statistikave të Kosovës Avni Kastrarti.

Në katër komunat me shumicë serbe në veri, Lista serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës ka bërë thirrje për bojkotim të censusis, duke e cilësuar pjesëmarrjen në të si poshtërim për popullin serb.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Arsimi prioritet për vitin 2025 – Përveç investimeve në shkolla, në fokus rritja e nivelit të mësimdhënies në Malësi të Madhe

Përmirësimi i infrastrukturës në fushën e arsimit mbetet një nga prioritetet kryesore të pushtetit vendor…

12 hours ago

Dosjet e mbartura për  ish- të përndjekurit / Gati kësti i parë, trashëgimtarët kanë tre muaj afat për plotësimin e dosjes

Ministria e Financave ka çelur këstin e parë të dëmshpërblimit për tashëgimtarët e ish-të përndjekurve…

12 hours ago

Arkivi i Marubit drejt konservimit të plotë – Procese me rëndësi janë edhe dixhitalizimi, katalogimi dhe regjistrimi në IKTK

Vizita në Muzeun e Fotografisë “Marubi” në Shkodër përbën një udhëtim të paharrueshëm nëpërmjet fotografive…

12 hours ago

Mozaiku i një dite Karnavalesh –  Programi i festimeve ka krijuar atmosferë në zonën pedonale

Shkodra po feston këto ditë Karnavalet, një prej festave më të vjetra të qytetit, traditë…

12 hours ago

Karnavalet festë edhe e fëmijëve / Në QKF “Kujtim Alia” ata përgatisin maskat me duart e tyre

Në QKF "Kujtim Alija", në klasën e arteve dhe zejeve, fëmijët po përgatisin maskat për…

12 hours ago

106- vjetori i shoqnisë “Vllaznia” -/ Nderohen 4 ish- futbollistë, miqësore veteranët me bashkinë

Mbrëmjen e të hënës, në stadiumin “Loro Boriçi”, është organizuar një ndeshje e veçantë miqësore.…

12 hours ago

This website uses cookies.