Regjistrime në degët mami e fizioterapi/ Kuotat drejt plotësimit, ndikim pozitiv klinika e fizioterapisë

klinika e fizioterapise
Kanë zgjedhur degët e mjeksisë jo vetëm për shkak të pasionit që kanë por duke parë edhe tregun e punës.Studentët të cilët po regjistrohen këto ditë në degët infermjeri-mami-fizioterapi thonë se nuk e përjashtojnë mundësinë që në të ardhmen të punojnë jashtë. Julian Kraja, Shef i departamenti i lëndëve para klinike tregon se kuotat janë drejt plotësimit edhe në programin infermieri-mami dhe atë të fizioterapisë. Për studentët e degës fizioterapi, ndikim pozitiv në kryerjen e praktikës ka patur edhe çelja e klinikës së fizioterapisë në ambientet e fakukultetit. Në degën infermieri-mami nga 60 kuota janë plotësuar 56 prej tyre, ndërsa në degën fizioterapi nga 50 kuota janë plotësuar 50 prej tyre.