Regjistrimet në gjimnazin “Kolë Idromeno”, Jahiqi: Koha e pjesshme drejt plotësimit të kuotave

Gjimnazi i vetëm me kohë të pjesshme në Shkodër, “Kolë Idromeno” është drejt mbylljes së aplikimeve për klasat e 10-ta. Sipas drejtorit Gazmir Jahiqi , nga 55 kuota që ofrohen aktualisht janë regjistruar 47 nxënës.
Ndryshe paraqitet situata tek gjimnazi me kohë të plotë, ku aktualisht janë regjistruar vetëm 5 nxënës duke rrezikuar çeljen e klasës së 10-të.
Për të çelur një klasë të dhjetë duhet të jenë të regjistruar të paktën 15 nxënës.