Regjistrimet në konvikt/ Kopliku: Njësi akomoduese me kushte bashkëkohore

konviktet

konviktet

Ndërmarrja e trajtimit të studentëve pas ndërhyrjeve që kanë bërë për përmirësimin e kushteve, ka hapur dyert për të pritur studentët. Administratorja Sindis Kopliku tregon se stafi ka zhvilluar disa takime edhe në fakultete të ndryshme me qëllim jo vetëm promovimin por edhe njohjen e studentëve me kushtet dhe shërbimet që ofron kjo njësi akomoduese. Godina nr 1 dedikuar djemve dhe godina nr 2 për vajza kanë kapacitet deri në 450 shtretër. Rritja e çmimit të shtëpive me qira pritet të japë ndikim pozitiv për regjistrimet në konvikt. Kjo ndërmarrje u inspektua edhe nga Kryebashkiaku Benet Beci i cili premtoi se do të ketë një vëmendje të shtuar ndaj këtyre njësive akomoduese. Me një tarifë prej 4 mijë lekë të reja në muaj, ndërmarrja e trajtimit të studentëve ofron, fjetje, sistem sigurie 24 orë të vëzhguar edhe me kamera, dhoma dyshe me kushte bashkohore. Këtë vit pritet të ketë një dyfishim të regjistrimeve krahasuar me vitin e shkuar.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.