Regjistrimet në shkollat profesionale, në shkollën “Ndre Mjeda” janë regjistruar 45 nxënës, por regjistrimet vijojnë ende
Ky fillim viti shkollor ka nisur i mbarë edhe për Shkollën Profesionale Kombëtare “Ndre Mjeda”, Bushat. Drejtori Ruzhdi Kapedani thotë për RTSH se deri tani janë regjistruar 45 nxënës, por regjistrimet ende vijojnë deri në fund të muajit shtator dhe pritet të ketë shtim të numrit të nxënësve.
Sipas Kapedanit , risi është se këtë vit është është rritur numri i vajzave që zgjedhin arsimin profesional, vëçanërisht degën veterinari.
Shkolla Profesionale Kombëtare “Ndre Mjeda”, Bushat ofron tre drejtime, Teknologji Ushqimore, Bujqësi dhe Veterinari.
Në këtë shkollë bëhen shumë praktika si në biznes, ashtu edhe në bazën e shkollës, si me kafshët e shoqërimit dhe praktika bujqësore.