Regjistrimet në shkollën “Arben Broci”/ Laçej: Dega e preferuar “Shërbimet e mjeteve të transportit”
Tregu i punës gjithnjë e më shumë po kërkon profesionista e për këtë nuk ka munguar interesi këtë vit për tu arsimuar në shkollën profesionale “Arben Broci”.
Drejtori i shkollës Zamir Laçej thotë se deri tani
janë regjistruar 126 nxënës, ku dega më e preferuar është ajo e “Shërbimeve të mjeteve të transportit”. Prurjet këtë vit shkollor në shkollën “Arben Broci” nuk janë vetëm nga qyteti i Shkodrës por edhe nga qytetet e tjera.
Shkolla e mesme industriale “Arben Broci” është ndër shkollat profesionale të pajisuara me laboratorë ku mësimi është interaktiv dhe nxënësit kanë mundësi marrjen e dijeve përmes teknologjisë së fundit.