Regjistrimet në universitet/ Mbi 16 mijë studentë zgjodhën degën, por ka kuota të lira

Është faza e parë e raundit të dytë të pranimeve në universitet dhe deri tani rezultojnë mbi 16 mijë studentë që e kanë bërë zgjedhjen e tyre.

Kuotat në degët e preferuara të studimit si mjekësi dhe arkitekturë janë ezauruar, por kanë mbetur ende vende të lira në programet e studimit që ofron Fakulteti Ekonomik, Shkencat e Natyrës, Juridiku dhe Gjuhët e Huaja.

Universiteti i Tiranës ka akoma kuota në juridik, në disa programe të ekonomikut, informatika ekonomike po shkon drejt ezaurimit dhe informatika te Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Eksperienca e viteve të kaluara ka treguar se mbi 95% e maturantëve arrijnë të regjistrohen brenda dy raundeve,” thotë Arjan Xhelaj, drejtor i Rrjetit Akademik Shqiptar

Ai sqaron se në këtë raund të dytë pritet edhe një rritje e interesit për programet 2-vjeçare të studimit.

Realizimi i kuotave në programet 2-vjeçare është në masën 31%. Pritet që me raundin e dytë mund të ketë edhe maturantë, të cilët megjithëse kanë mesataren mbi 6,5 regjistrohen në programe 2-vjeçare kur ato ofrojnë çfarë ata duan,” shton drejtori Xhelaj.

Ashtu siç ka ndodhur çdo vit, edhe sivjet nuk mungojnë programe e studimit që rezultojnë me një numër shumë të vogël të të regjistruarve.

Ka disa programe nëpër rrethe që mund të kenë pasur pak regjistrime, por është akoma shpejt. Janë edhe 6 mijë maturantë, që presin të regjistrohen dhe me ezaurimin e kuotave në programet e preferuara besoj do të fillojë regjistrimi në programet e tjera, që mbase nuk do ishin preferenca e parë, por të afrojnë me tregun e punës,” thotë drejtuesi i Rrjetit Akademik Shqiptar.

Pas raundit të dytë do të ketë edhe një fazë të hapur regjistrimesh, e cila përmbyll të gjithë procesin e pranimeve në universitet në fund të muajit tetor.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Takimi me Trump, Macron: Paqja nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…

15 minutes ago

Bardhi: Qeverisja e Edi Ramës, 12 vite të humbura për Shqipërinë

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…

17 minutes ago

Rama për gazetën greke “Ta Nea”: Duhet të zgjidhet ligji i luftës, përcaktimi i zonës detare

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…

19 minutes ago

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

12 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

12 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

12 hours ago

This website uses cookies.