Regjistrimet në universitetin e Shkodrës/ Zëdhënësja e institucionit flet për trend të kënaqshëm krahasuar me 1 vit më parë

rozafa shpuza 1
“Këtë vit trendi i regjistrimeve ka qenë më kënaqshëm”, kështu është shprehur për mediat zëdhënësja e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Rozafa Shpuza. Ajo ka evidentuar se krahasuar me një vit më parë, ka një rritje me 5% të regjistrimeve…Kanë mbetur edhe dy faza për regjistrimet në këtë institucion të arsimit të lartë, i cili vitet e fundit ka njohur një tkurrje të numrit të studentëve, duke shpresuar që viti 2023 të jetë më i suksesshëm se paraardhësi.