Lajme

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë muajit të parë të këtij viti janë regjistruar 50% më shumë mjete të këtij transporti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur se numri rreth 390 I këtyre mjeteve elektrike vetëm për muajin janar shoqërohet me statistikën tjetër që rreth 41% e mjeteve krejt të reja janë gjithashtu vetëm elektrike, çka shënon një rritje me 30% më shumë krahasuar me vitin 2023. Në total, numri i mjeteve elektrike në Shqipëri është 6,769 duke shënuar rritje prej 6% nga viti i kaluar.

Prirja e gjelbër shënohet edhe për mjetet hibride, që kanë arritur në masën e 84% e autoveturave me 0 km të regjistruara për herë të parë. Shifra tregon një rritje 37% më shumë krahasuar me janarin e 2024-s.

I njëjti burim zyrtar e ka interpretuar statistikën edhe për nga ndikimi në mjedis. Sipas tyre kjo prani e ka ulur me 516,120 kg dyoksidin e karbonit që është edhe rreth 17.204 mushkëri më të pastra mjedisore.

Në terma statistikorë zyrtarë hyn edhe përbërja prej 73.5% e autoveturave të regjistruara gjatë janar 2025 të standardit Euro 5 e lart gjë që i shtohet prirjes dhe realitetit të ri të shënuar në vend për mjete transporti të gjelbër me teknologji të pastra.

Blerti Delija

Recent Posts

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

1 hour ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

1 hour ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

1 hour ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

1 hour ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

1 hour ago

Nuk zbatoi vendimin e Gjykatës, SPAK çon për gjykim Bardh Spahinë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka çuar për gjykim dosjen e…

1 hour ago

This website uses cookies.