Regjistrimi i popullsisë dhe banesave, deputetja Ekonomi tregon çfarë ndodh me fshatin

Ekonomi

Ekonomi

E ka realizuar regjistrimin e popullsisë dhe të banesave që në vitin 2001, në funksionin e drejtores së përgjithshme të Institutit të Statistikave, por tregon pothuajse të njëjtin interes edhe sot në pozicionin e deputetes së Kuvendit dhe anëtares së Komisionit të Ekonomisë dhe të Financave. 

Milva Ekonomi flet posaçërisht për televizionin publik, duke treguar se përse do të shërbejë ky regjistrim i fundit.

Regjistrimet nuk janë operacione të lehta, por operacioni më i rëndësishëm statistikor që i ndodh një vendi. E para shërben për të kolauduar statistikat që janë prodhuar deri tani. E dyta shërben për të dhënë një mundësi që të krijosh databaza të tilla nga ku mund të tërheqësh masat e vrojtimeve të ardhshme. E treta, që është shumë e rëndësishme, mbi bazën e këtij informacioni hartohen politika arsimore, shëndetësore, sociale dhe të zhvillimit ekonomik, gjithashtu, por kryesisht se si do të shkojë popullata jote edhe për një periudhë dhjetëvjeçare,” shprehet deputetja Ekonomi.

Duke siguruar të dhëna të vlefshme për ekonominë dhe biznesin, edhe bujqësia dhe fshati do të kenë nevojë për këto të dhëna. Po si do të veprohet në sektorin bujqësor?

Në vend është i domosdoshëm regjistrimi i ardhshëm i bujqësisë, sepse bujqësia jo vetëm është një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë tregtare, por edhe regjistrat ku bazohet prodhimi bujqësor ka nevojë për përditësime dhjetëvjeçare,” shton deputetja Ekonomi.

Procesi i regjistrimit ka angazhuar rreth 5.240 regjistrues në terren, të cilët janë duke mbledhur të dhënat e nevojshme sipas një metodologjie standarde të përdorur edhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.