Ekonomi
E ka realizuar regjistrimin e popullsisë dhe të banesave që në vitin 2001, në funksionin e drejtores së përgjithshme të Institutit të Statistikave, por tregon pothuajse të njëjtin interes edhe sot në pozicionin e deputetes së Kuvendit dhe anëtares së Komisionit të Ekonomisë dhe të Financave.
Milva Ekonomi flet posaçërisht për televizionin publik, duke treguar se përse do të shërbejë ky regjistrim i fundit.
“Regjistrimet nuk janë operacione të lehta, por operacioni më i rëndësishëm statistikor që i ndodh një vendi. E para shërben për të kolauduar statistikat që janë prodhuar deri tani. E dyta shërben për të dhënë një mundësi që të krijosh databaza të tilla nga ku mund të tërheqësh masat e vrojtimeve të ardhshme. E treta, që është shumë e rëndësishme, mbi bazën e këtij informacioni hartohen politika arsimore, shëndetësore, sociale dhe të zhvillimit ekonomik, gjithashtu, por kryesisht se si do të shkojë popullata jote edhe për një periudhë dhjetëvjeçare,” shprehet deputetja Ekonomi.
Duke siguruar të dhëna të vlefshme për ekonominë dhe biznesin, edhe bujqësia dhe fshati do të kenë nevojë për këto të dhëna. Po si do të veprohet në sektorin bujqësor?
“Në vend është i domosdoshëm regjistrimi i ardhshëm i bujqësisë, sepse bujqësia jo vetëm është një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë tregtare, por edhe regjistrat ku bazohet prodhimi bujqësor ka nevojë për përditësime dhjetëvjeçare,” shton deputetja Ekonomi.
Procesi i regjistrimit ka angazhuar rreth 5.240 regjistrues në terren, të cilët janë duke mbledhur të dhënat e nevojshme sipas një metodologjie standarde të përdorur edhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Euroliga u rikthye pas dy javësh ndërprerje për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare dhe…
Për ditën e sotme (28 shkurt) moti do të vijojë të jetë i paqëndrueshëm me…
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi informoi të enjten zgjedhësit nga jashtë vendit, të cilëve…
Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…
Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…
Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…
This website uses cookies.