Categories: LajmeLajme nga Vendi

Regjistrimi i popullsisë/Në Shkodër rezultojnë rreth një mijë familje egjyptiane dhe 50 rome

Kydret Shatza është një ndër regjistruesit i cili për 6 javë ishte pjesë e ekipit, kryesisht për komunitetet rome dhe egjyptiane në Shkodër. Kydreti është edhe përfaqësues i shoqatës së këtyre komuniteteve. Ai tregon se në tërësi nuk ka patur vështirësi, 80 pyetje janë sqaruar me detaje. Shatza tregon se kur bëhet fjalë për komunitetet vështirësia ishte tek pritshmëritë që ky komunitet ka, duke ngatërruar regjistrimin me ndihmat ekonomike. Mbi 1 mijë familje janë regjistruar si pjesë e komunitetit egjyptian dhe 50 familje të komunitetit rom thotë Shatza. Të pyetur edhe vetë komuniteti banorët e komunitetit egjyptian thonë se kanë pranuar të regjistrohen. Ndryshe nga komuniteti egjyptian, komuniteti rom për shkak edhe të levizjes që bëjnë nga njëri qytet në tjetrin ka patur vështirësi në regjistrim. Megjithatë përfaqësues të regjistrimit të popullsisë tregojnë se janë në provë të mbledhjes së të dhënave dhe deri në përfundim nuk mund të japin statistika mbi regjistrimin e popullsisë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Cristiano Ronaldo rrezikon 100 goditje me kamxhik, Al Nassr nuk do të luajë në Iran

Një udhëtim me tension të lartë në Iran po i afrohet Cristiano Ronaldos. Pasi kishte…

6 hours ago

Bonusi i pranverës, nga 3 marsi nis shpërndarja për të gjithë pensionistët

Të hënën e 3 marsit nis shpërndarja e bonusin pranveror për pensionistët. Përfitues janë 730,430…

6 hours ago

Loti 2 i rrugës së Dukagjinit – Kryetari i Bashkisë Shkodër inspekton punimet në pjesën Lotaj- Ndërlysaj

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në lotin e dytë…

7 hours ago

Të rinjtë që frymëzojnë –  Lorela dhe Elia janë vlerësuar si aktiviste të spikatura edhe nga AKR

Lorela Sinani dhe Elia Lika janë dy vajzat shkodrane që një pjesë të mirë të…

7 hours ago

Projekte transformuese në Malësi të Madhe – FSHZH projekt 2 mln dollarë për përmirësimin e infrastrukturës së turizmit

Një investim prej 2 milion dollarësh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet që të zbatohet…

7 hours ago

Takimet autoriale në bibliotekë – Koloreto Cukali ishte i ftuar për librin “Marshi funebër i gjelave të detit”

Në vazhdën e takimeve autoriale, në Bibliotekën publike “Marin Barleti” ishte i ftuar për një…

7 hours ago

This website uses cookies.