Rehabilitimi i bllokut të pallateve / Qytetarët vlerësojnë punimet që po bëhen

pallatet rehabilitim
Pallatet në hyrjen e qytetit të Shkodrës prej disa kohësh i janë nënshtruar rehabilitimit .
Aktualisht po punohet në disa drejtime , si në sistemimin e tarracave, ku përfshihen të gjitha punimet për çmontimin e depozitave ekzistuese dhe hidroizolimin, ashtu dhe
për sistemimin dhe kullimin e ujërave të shiut, veshjen e fasadës me sistem kapotë, veshje me polisterol, kornizim dritaresh dhe bojatisje.
Punimet do të kryhen 100% me buxhetin e shtetit për një periudhë kohore 12 mujore
Nga ky investim do të ndërhyhet në 9 pallate në rrugën “Europa”, dhe 46 të tjera në Bulevardin “Zogu I”.