Rehabilitimi i infrastrukturës rrugore / Shtrohen 1.2 km rrugë në Kuç, po punohet për pastrimin e kanaleve

rruge e shtruar
Prej disa ditësh Bashkia Shkodër ka nisur punën për përmisimin e infrastrukurës në fshatin Kuç të njësisë Gur i Zi.
Parashikohet të shtrohen 1.2 km rrugë të brendshme të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e qarkullimit dhe lëvizshmërisë në këtë fshat.
Njëkohësisht po punohet edhe për pastrimin e kanaleve kulluese, kjo ndërhyrje e cila nuk ëshët bërë prej kohësh pritet të ndikojë në parandalimin e permbytjeve në këtë zonë
Investimet që po kryhen pritet të ndikojnë në zhvillimin e fshatit Kuç, si në përmirësimin e infrastrukturës dhe në menaxhimin e ujrave, duke krijuar keshtu një mjedis më të sigurtë.