Puna e Bashkisë Shkodër, për pastrimin dhe rehabilitimin e kanaleve kulluese, është përqendruar aktualisht në Njësinë Administrative të Dajçit.
Deri më tani, në këtë zonë janë pastruar rreth 7,500 metra linear kanale, ndërkohë që ndërhyrjet do të shtrihen në të gjithë territorin e njësisë, e cila ka një rrjet kullues prej rreth 25 mijë metrash linear.
Banorë dhe drejtues të Njësisë Administrative të Dajçit e vlerësojnë këtë proces si mjaft efikas, pasi ndihmon në parandalimin e përmbytjeve dhe përmirësimin e prodhimit bujqësor.
Pas Dajçit, pastrimi i kanaleve kulluese do të vijojë në Njësinë Administrative të Velipojës.
Ky aksion ka nisur që në vjeshtën e vitit të kaluar dhe deri më tani është realizuar rehabilitimi i rrjetit kullues në pesë njësi administrative, me një ndërhyrje në rreth 72 mijë metra linear kanale.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, mbajti fjalën çelëse në konferencën "Forcimi i mbikëqyrjes…
Festimet e Karnavaleve të Shkodrës kanë vijuar në rrugën pedonale me shfaqjet artistike të shkollave…
Veshjet tradicionale janë trashëguese të kulturës dhe traditave shqiptare. Shkodra, rreth viteve 1900 konsiderohej një…
Prestigjozja botërore “Lonely Planet” i ka kushtuar një artikull të gjerë bukurive të bregdetit shqiptar…
Pas largimit të papritur nga OpenAI vjeshtën e kaluar, inxhinierja shqiptaro-amerikane Mira Murati duket se…
Festimet e karnavaleve kanë nisur në mbarë Italinë, me një kalendar të pasur ngjarjesh që…
This website uses cookies.