Bashkia Shkodër ka nisur rehabilitimin e kanalit kullues në njësinë administrative Bërdicë. Një investim i kërkuar prej 35 vitesh nga banorët e zonës, por që asnjëherë nuk ishte marrë në konsideratë.
Banorët e zonës thonë se ky investim ishte i domosdoshëm, pasi ndihmon në evadimin e ujërave të lumit Drin.
Mospastrimi i kanalit ka qenë shkak për përmbytjet tek Harku i Bërdicës, dëshmitar të të cilave kemi qenë të gjithë.
Me hapjen e këtij kanali, edhe nëse uji vërshon aty, ai do të largohet më shpejt, duke mos shkaktuar bllokim të aksit rrugor. Gjithashtu, do të ndihmojë në minimizimin e dëmeve nga përmbytjet për banorët e Bërdicës së Mesme.
Xhavit Pëllumbi, administratori i zonës, falënderoi Bashkinë që, pas dëgjesave publike, iu përgjigj kërkesës së banorëve dhe tashmë po investohet në hapjen e kanalit kullues me gjatësi prej 1.5 km.
Ky kanal kullues në Bërdicë të Mesme kishte humbur çdo gjurmë të ekzistencës së tij, por tashmë po punohet për ta kthyer atë në efikasitet në shërbim të komunitetit të kësaj zone.
Edison Uruqi, i zhdukur prej kater ditësh, është gjendur nga familjarët e tij i mbytur…
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, administratori i OSHEE-së Enea Karakaçi dhe administratori i OSSH-së Blendian Dalipi zhvilluan…
Për herë të parë, Bashkia Shkodër ka lançuar një skemë grantesh për të mbështetur projektet…
Ndryshimet e motit, ulja e temperaturave, shoqëruar edhe me reshje shiu, kanë ndikuar në shëndetin…
Pas deklaratës së Presidentit të Vllaznisë, Alban Xhaferi, Klubi i Futbollit Vllaznia i është drejtuar…
Nuk ka histori ndeshja mes Jannik Sinner dhe Alex De Minaur, e vlefshme për një…
This website uses cookies.