Rehabilitimi i rrugës së Bërdicës / Bashkia Shkodër pritet të ndërhyjë pas amortizimit disa vjeçar

rehabilitimi i rruges se berdices
Me ndërtimin e aksit të ri që lidh Shkodrën me Velipojën, rruga e vjetër e Bërdicës prej kohësh është lënë në harresë.
Me një gjatësi rreth 3 km në këtë segmenti ndeshesh me një sërë problematikash si amortizimi i rrugës dëmtimi i sinjalistikës dhe e mbrojtësve anësore si dhe mungesa e pastrimit nga bimësia, duke e kthyer këtë rrugë në burim aksidentesh
Sipas informacioneve zyrtare nga Bashkia Shkodër ky segment rrugor i kaluar nga autoriteti rrugor i rrugëve në varësi të Bashkisë mësohet se shumë shpejt do t’i nënshtrohet rehabilitmit në të gjithë gjatësinë e tij duke i dhënë zgjidhje përfundimtare kësaj problematike