Rehabilitimi i zonës së ish- Fermentimit – Projekti parashikon sistemimin e plotë të 3.2 km rrugë të kësaj zone periferike të Shkodrës

rehabilitim fermentin

Po avancon me ritme të shpejta zbatimi i projektit për rikonstriksionin e infrastrukturës rrugore në  zonën e ish-Fermentimit në qytetin e Shkodrës.

Puna për sistemimin e plotë të rrugëve dhe rrugicave të kësaj pjese  periferike, ku banojnë rreth 250 familje, ka nisur në filllim të muajit dhjetor dhe  deri  tani është realizuar më shumë se1\3 e punimeve.

Janë 3.2 km rrugë të përfshira në këtë project, që vjen si investim i Bashkisë Shkodër me Ministrinë e Ekonomisë.

Banorët e zonës shprehen të kënaqur për realizimin e këtij investime , që e kërkojnë prej vitesh.

Projekti parashikon sistemimin e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, asfaltimin e të gjitha rrugëve, trotuare dhe ndricim.

Në total,  vlera e investimit kap shifrën e rreth 70 milion lekëve  të reja dhe kohëzgjatja e punimeve është parashikuar rreth 6 muaj.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.