Bashkia Shkodër ka përmbyllur me sukses investimin për rehabilitimin e rrugës që të çon drejt varrezave në kodrat e Gurit të Zi.
Banorët e Njësisë Administrative Gur i Zi, por edhe famillitari i zones, Dom Raffaele Galardi , shprehen falenderim për investimin.
Ky investim është një shenjë respekti për të parët e tyre që kanë ndërruar jetë, por gjithashtu një lehtësim i madh për ta, pasi më herët përballeshin me vështirësi për të kryer përcjelljen për në banesën e fundit të banorëve të zonës.
Administratori i Njësisë Administrative Gur i Zi, Vitor Hila, theksoi se prej 30 vitesh kjo njësi kishte qenë e lënë jashtë vëmendjes, ndërsa në dy vitet e fundit janë realizuar një sërë investimesh në infrastrukturë.
Ky investim është pjesë e strategjisë së Bashkisë Shkodër për të përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën rrugore në njësitë administrative dhe për të sjellë më afër qytetarëve shërbimet bazë dhe mundësitë për zhvillim.
Blloku i pallateve në rrugën “Isuf Sokoli” ka qënë ndalesa e radhës e kandiatëve të…
Si kandidate e Partisë Demokratike për zonën e Anës së Malit dhe si bijë e…
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ishte një kombinim mes festës, kujtesës historike dhe pranisë së vizitorëve…
Shkodra është qyteti që i ka dhënë vendit jo vetëm zërat më të bukur, por…
Maturantët që kanë mbushur 18 vjeç dhe do të ushtrojnë të drejtën e votës për…
Me afrimin e sezonit të veror, ADZM Shkodër ka marrë masa konkrete për parandalimin e…
This website uses cookies.