Reja këshillon Italinë: Gabim i madh nëse nënvlerësoni Shqipërinë
Në prag të debutimit të Italisë në Kampionatin Evropian kundër Shqipërisë, “Il Messaggero” intervistoi Edy Rejan (trajneri i kombëtares kuqezi nga viti 2019 deri në 2022).
A duhet t’i frikësohet Italia këtij debutimi?
“Absolutisht që po. Shqipëria ka një karakter shumë të fortë dhe është shumë mirë edhe teknikisht, është e vështirë ta marrësh lehtë. Në kampionatin italian janë pjekur shumë elementë. Nga Gjimshiti tek Ismajli, duke kaluar nga Hysaj, Bajrami dhe Asllani. Ramadani bëri një sezon të shkëlqyer te Leçe. Ata na njohin në mënyrë perfekte dhe janë edhe më të motivuar për të na mundur”.
Kush duhet të jetë nën vëzhgim të veçantë?
“Më shumë se një. Asllani, dhe përpara Broja dhe Manaj mund të shpikin gjithmonë diçka. Bajrami ka edhe një këmbë magjike, nëse është në ditë të mirë mund të bëjë gjëra të mëdha.”