Rejan Alivoda i thotë lamtumirë Vllaznisë

Tashmë është zyrtare: Rejan Alivoda largohet nga Vllaznia për të vazhduar karrierën e tij te Itihad Kalba në Emiratet e Bashkuara Arabe. Klubi shkodran përfiton 200 mijë euro nga shitja e 21-vjeçarit dhe ka mbajtur 20 % të kartonit. Përmes një postimi në rrjetet sociale Alivoda i thotë lamtumirë Vllaznisë

“Përshëndetje te gjithëve, Dua t’ju njoftoj se rrugëtimi im te skuadra e Vilanisë mbaron këtu, për te vazhduar drejt një sfide te re.

Jam i lumtur qe pata fatin te jem pjese e familjes se madhe Vllaznia, duke me dhëne mundësinë për dy vite te kaloj momente te bukura dhe te rëndësishme ne formimin tim.

Dua te falënderoj dhe i jam mirënjohës presidentit Alban Xhaferi për përkushtimin dhe përkrahjen, trajnerët për punën e palodhur, drejtoret dhe te gjithë stafin me te cilët punuam këto vite.

Gjithashtu dua te falënderoj  shokët e skuadrës qe ishin mbështetje ne këtë rrugëtim dhe qe së bashku kaluam momente te bukura, plot emocion dhe sfida.

Veçanërisht dua te falënderoj Vllaznit Ultras dhe tifozerine shkodrane qe ishte mbështetja jone, motiv për te ecur përpara qe na ndjeken ne çdo hap.

Ju jam mirënjohës për këto vite qe kalova ne qytetin tim, duke u rritur pranë jush dhe pata mundësinë te kontribuoj për fanellën e rende te Vllaznise. Shpresoj  qe nje dite te rikthehem tek Vllaznia dhe ta gjej kampione siç ky qytet e meriton. Kjo eksperiencë do te mbetet e paharrueshme për mua. Ju falenderoj, me respekt Rejan Alivoda!”, shkruan mesfushori shkodran.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.