Categories: LajmeRajoni

Rekomandohet heqja e vetos – PE votoi ndryshimin ligjor në favor të vendeve kandidate

Parlamenti Europian është shprehur përmes një rezolute se besueshmëria e Bashkimit Europian po dëmtohet nga mungesa e suksesit në dialogun e ndërmjetësuar nga blloku ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

PE-ja i bëri thirrje Bashkimit Europian që të ndryshojë qasjen në dialog në mënyrë që të ketë përparim.

Ftojmë BE-në që të miratojë një qasje të re në ndërmjetësimin mes palëve në mënyrë që të tejkalohet ngecja aktuale. Rikujtojmë se dështimi i këtij dialogu po ashtu do të reflektojë në rolin e BE-së si një faktor i besueshëm në politikën e jashtme”, thuhet në tekstin e këtij raporti.

Në rezolutën e miratuar për rezultatet e politikës së jashtme dhe të sigurisë BE-së, përmes së cilit flet për nevojën e rritjes së ndikimit të BE-së në botë dhe për një qasje më të vendosur edhe ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor, PE-ja gjithashtu paralajmëron Kosovën dhe Serbinë edhe për pasoja nëse mungon zbatimi i marrëveshjeve të dialogut.

Ftojmë Kosovën dhe Serbinë që t’i përkushtohen dialogut me besim të mirë dhe frymë të kompromisit në mënyrë që, pa vonesa, të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, bazuar në njohjen e ndërsjellët, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare” thuhet në një pikë të këtij raporti.

Parlamenti Europian tha po ashtu në rezolutë se “ndien keqardhje për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës dhe se fton institucionet e unionit për  heqjen urgjente të tyre”.

Raporti po ashtu përshëndet aplikimin e Prishtinës për anëtarësim në BE dhe kërkon nga Komisioni që të përgjigjet ndaj këtij aplikimi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Rama: Arsimi profesional, garanci që mos iu mbeten fëmijët pa punë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Elbasani se arsimi profesional është instrumenti i garancisë që…

5 hours ago

Kur ndodh ekuinoksi i vjeshtës për vitin 2024?

Ekuinokset ndodhin dy herë në vit, ku dita dhe nata janë afërsisht të njëjtën gjatësi…

5 hours ago

Ushtria ruse nën trysni përpiqet të rekrutojë mercenarë të huaj

Moska vendosi këtë javë të zgjerojë kapacitetet e saj ushtarake, një tregues i mbingarkesës me…

5 hours ago

Përmbytjet në Itali – Një i zhdukur, 1500 persona të evakuuar në Emilia-Romagna

Moti i keq që goditi një pjesë të madhe të rajonit italian të Emilia Romanjas…

6 hours ago

Lamine Yamal, i pari U18 me mbi 10 ndeshje në Champions

Lamine Yamal është në histori me ndeshjen e luajtur kundër Monakos. Sulmuesi i Barcelonës i…

6 hours ago

Alexander Arnold kërkon të blejë klubin francez

Një lajm i bujshëm vjen nga Franca. Gazeta sportive franceze, “L'Equipe” zbulon se mbrojtësi i…

6 hours ago

This website uses cookies.